1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pse imam Ahmed Kalaja duhet të ngrejë padi ndaj shtetit maqedonas

Më të lexuarat

Koha për precedentë ligjorë ndaj atyre u ka mbetur ora te Siria

Shteti maqedonas ia ka ndaluar hyrjen në territorin e vet imamit të njohur Ahmet Kalaja. Kjo pas vitesh ku hoxha i njohur i Tiranës mbahej gati një orë në doganën maqedonase, sa herë do hynte në shtetin fqinj. Tani, me një arsyetim të “rrezikut të sigurisë kombëtare”, ai dhe nuk është lejuar fare teksa pritej në një xhami të njohur të Shkupit për predikim. Janë pasojat e Sirisë, kuptueshëm, ku shumë hoxhallarëve të njohur u është tentuar t’u vihet një xanxë për kinse implikim në shkuarjen e ca shqiptarëve në front lufte. Edhe pse gjërat janë sqaruar me kohë, disa syresh po vuajnë ende, siç hoxhë Kalaja, prej një shteti jo pak abuziv me shqiptarët.

Dhe ky është momenti që Kalaja duhet të reagojë. Si? Me një padi ndaj shtetin maqedonas.

Po, ka ardhur koha për krijim precedentësh, në atë që kush sulmon hoxhallarët nuk u shkon në mendje për reagim të tillë nga ana e tyre, me ngritje padish, hapje pra procesesh gjyqësore.

Ndaj, të gjitha ata juristë që janë pjesë bashkësive të besimtarëve, duhet t’ja përgatisin hoxhës këtë terren, t’i tregojnë udhën se si duhet të veprojë për ta përballur shtetin maqedonas me një dhënie llogarie mbi maskaradat e saj.

Vetëm krijimi i precedentëve gjyqësore i zgjidh kokëçarje të tilla që vijojnë prej vitesh.

Ai shtet në rajon që tenton të cenojë figurat e besimit islam, ku më së shumti veçojnë Kosova e Maqedonia, duhet të marrë një shuplakë të fortë duke u përballur me padi, si e vetmja formë për mos guxuar më të cenojë dinjitetin e tyre, pasi të marrin mesazhin e fortë se është fjala për një bashkësi që ka të gjitha kapacitet njerëzore dhe mentale për të të “treguar dhëmbët”, me gjuhë ligjore, nëse e cenon me të padrejtë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit