7.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pse i ka mallkuar Allahu çifutët?

Më të lexuarat

Shkaqet që i bënë çifutët prej të mallkuarve

Falënderimi i takon Allahut që e përsosi fenë për ne, plotësoi Mirësinë e Tij dhe zgjodhi   për ne Islamin si fe, i Cili thotë në Librin e Tij: “Këtë ditë   Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha   për ju Islamin si fe.” El-Maide:3

Dhe kur   njeriu lind lind në origjinë që do të thotë në natyrshmërinë që Allahu e krijoi atë për të adhuruar Allahun dhe për ta njehsuar Atë, ashtu siç thotë   Allahu në Kur’an: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet,   veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua” Edh-Dharijat: 56

Por ç’ndodh me këtë natyrshmëri, a pëson ndryshim?

Ka disa faktorë që e ndryshojnë natyrshmërinë në të cilën njeriu lind ndër to: prindërit siç thotë Profeti -ﷺ- : “I porsalinduri lind në natyrshmëri, por prindërit e bëjnë atë çifut ose   kristian ose idhujtarë” dhe nuk tha i Dërguari i Allahut – ﷺ- që e bëjnë musliman pasi siç thamë kjo është natyrshmëria në të cilën lind i   porsalinduri. Kështu që ndër faktorët më kryesor që e ndryshojnë të lindurin janë prindërit, por ky i lindur është i urdhëruar që të kërkojë të drejtën. Allahu thotë: “Dhe i treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të   gabuarën)” El-Beled :10

Dhe thotë: “Pastaj i tregoi atij cfarë është e gabuar  për të dhe çfarë është e drejtë për të! Vërtet që do të ngadhënjejë ai i cili e pastron veteveten (që bindet dhe kryen çdo gjë që urdhëron Allahu duke ndjekur Besimin e pastër Islam, duke punuar sipas këtij besimi mirësi e drejtësi). Dhe vërtet që dështon ai i cili e prish veteveten (nuk i bindet  Allahut dhe nuk ndjek cfarë Ai ka urdhëruar, nuk ndjek e nuk pranon besimin e  pastër Islam dhe kryen gjithë të këqijat e padrejtësitë). Esh-shems 8- 10

Gjithashtu ndër shkaqet që e ndryshon natyrshmërinë është   edhe ndjekja e epsheve dhe dëshirave. Pra, Allahu e krijoi njeriun që të adhurojë Atë të Vetëm duke mos i bërë Atij shok dhe kjo është natyrshmëria apo origjina e krijimit të njeriut. Disa prej krijesave ndoqën udhëzimin e Allahut dhe u bindën Urdhërave të Tij dhe disa të tjerë ndoqën dëshirat e   tyre dhe epshet dhe kundërshtuan Urdhërat e Allahut, mohuan Ajetet   (Argumentet) e Tij, kundërshtuan apo vranë të Dërguarit të cilët i dërgoi Allahu me argumente për ti udhëzuar njerëzimin në rrugë të drejtë dhe për shkak të tyre Allahu zbriti Zemërimin e Tij mbi këta njerëz (popull) dhe i   mallkoi ata.

Shkaqet që Allahu i mallkoi çifutët janë të shumta, por   përmendim ndër to:

– 1. Sepse ata ishin që nuk besuan argumentet që Allahu ua dërgoi dhe ishin që i vrisnin   të Dërguarit pa asnjë të drejtë. Këtë e dëshmon Fjala e Allahut në Kur’an:

“Dhe kështu ata u mbuluan me poshtërim dhe mjerim dhe tërhoqën mbi veten e tyre Zemërimin e Allahut. Kjo ngaqë ata vazhduan të mos   besojnë Ajetet e Allahut dhe vrisnin Pejgamberët e Allahut pa asnjë të   drejtë.” El-Bekare: 61

Allahu i nderoi Izrailët në kohën e parë dhe i bëri ata më   të nderuarit në kohën e tyre, dhe dërgoi tek ta Profetë dhe mbretër dhe e   ngriti pozitën e tyre nga të gjithë popujt që ishin në kohën e tyre, sepse ata ishin të kapur pas fesë. Dhe Allahu ua mori atyre premtimin që ata të jenë prej atyre që të jënë të kapur pas fesë dhe të besonin çdo gjë me të   cilën do të vinin Profetët me të. Dhe gjatë kohës që ata e mbajtën premtimin   i ndihmoi ata Allahu në kohën e Musës, Joshës, Daudit dhe Sulejmanit – Paqja e Allahut qoftë mbi ta-. Mirëpo erdhën pas tyre shekuj që e kundërshtuan urdhërin e Allahut dhe u larguan nga udhëzimi i Tij duke ndjekur epshet dhe dëshirat e tyre dhe ishin që sa herë që ju vinte atyre Pejgamberë me ato (Shpalljet), të cilat ata aspak nuk i dëshironit, atyre ju shtohej kryeneçësia. Disa i mohuan dhe disa i vranë nga Pejgamberët. Kështu që ata u   përpoqën që të vrisnin Isain –Paqja e Allahut qoftë mbi të-, vranë Zekerijën   dhe Jahjanë –Paqja e Allahut qoftë mbi ta- dhe për shkak të kësaj ata u mbuluan me poshtërim dhe mjerim dhe tërhoqën mbi veten e tyre edhe Zemërimin e Allahut dhe mbetën të përbuzur dhe të flakur.

Thotë Allahu në Kuran:

“Dhe thonë : “Zemrat tona janë të mbështjella (nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë Fjalën e Allahut)” Jo,   përkundrazi, Allahu i ka mallkuar ata për shkak të mohimit të tyre, kështu që   fare pak është ajo që ata besojnë (apo fare të paktë janë ata prej tyre   që besojnë).”

– 2.   Adhuruan viçin duke i bërë Allahut kështu shirk.

Thotë Allahu në Kuran:

“Dhe kujtoni kohën kur Ne morën besën tuaj dhe Ne ngritëm   mbi ju Turi Sinanë duke ju thënë: “Mbahuni fort pas asaj që Ne jua kemi dërguar dhe ia vini mirë veshin   (Fjalës Sonë)” Ata thanë: “Dëgjuam dhe kundërshtuam” Dhe kështu zemrat e tyre gëlltitën adhurimin e viçit për shkak të mosbesimit të tyre” El-   Bekare: 93

“Pastaj adhuruat viçin duke qënë kështu politeistë,   keqëbërës” El-Bekare :51

Dhe për shkak të veprave të tyre ata mbeten të përbuzur dhe zbriti Zemërimi i Allahut mbi ta. Por nëse ka prej tyre që besojnë Allahun dhe i bindën Urdhërave të Tij, atëherë padyshim ai nuk do të jetë prej të mallkuarve, pasi është udhëzuar në rrugë të drejtë.

Ka argumente që vërtetojnë që në kohën e Profetit- ﷺ- pranoi fenë   Islame një çifut : Abdullah bin Salami dhe ky i tha Profetit -ﷺ -: “O i dërguari i Allahut! Çifutët thurin gënjeshtra që të marrin mendjen, prandaj të lutem pyeti ata për mua, para se të marrin vesh për kthimin tim në Islam”   sepse ai e dinte fare mirë cilësitë e popullit të tij, dhe ç’ndodhi: ata   erdhën tek Profeti -ﷺ- dhe i pyeti për Abdullahin dhe thanë që është më i miri prej nesh dhe biri i më të mirit prej nesh, më i larti nga ne dhe biri i më të lartësuarit nga ne. Pastaj Profeti -ﷺ- i pyeti: “Çfarë   do të mendonit n.q.s Abdullahi do të përqafonte Islamin?” Ata thanë :   “Allahu e ruajtë atë nga kjo gjë!” Profeti-ﷺ – e përsëriti pyetjen e tij dhe ata dhanë të njëjtën përgjigje, pastaj Abdullahi   iu afrua atyre dhe tha fjalën e dëshmisë “La ilahe il-Allah Muhamedun   resulullah” për të vërtetuar hyrjen e tij në Islam. Duke dëgjuar këtë çifutët   thanë: “Ai është më i poshtri nga ne dhe biri i më të poshtrit prej nesh” në mënyrë që tia ulnin vlerën ë tij dhe ta poshtëronin atë. Pas kësaj Abdullahi   tha: “Taman prej kësaj gjëje unë kisha frikë. o i Dërguari i Allahut!” (Sahih   Al-Bukhari, hadithi nr.3938)

Përsëri me këtë shembull shihet kryenëçesia dhe mohimi i tyre, sepse e dinin fare mirë që Profeti Muhamed- ﷺ- është i dërguari i fundit dhe ai ishte i përshkruar në Teurat, por ata e mohuan atë përveç një pakice prej tyre që besuan dhe dolën nga mallkimi i Allahut. Këtë   e dëshmon Fjala e Allahut:

“Dhe kur erdhi tek ata (çifutët) Libër nga Allahu (Kurani) duke përfurcuar atë   (Teuratin) i cili është me ta, edhe pse një kohë ata e kishin lutur   Allahun (për sjelljen e Muhamedit) me qëllim që të fitonin përmbi ata që nuk besuan, atëherë kur tek ata erdhi ajo që ata e kishin dalluar, ata e mohuan atë. Le të bjerë pra, Mallkimi i Allahut përmbi mosbesimtarët.” El-Bekare:   89

Lus Allahun që të na ruajë nga Zemërimi i Tij dhe për këtë muslimani e lut Allahun në çdo namaz të tij : “Drejtona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar mirësinë Tënde, jo   (në rrugën) e atyre që merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugën   e) atyre të cilët u humbën” El- Fatiha: 6,7

Ёshtë pyetur Profeti -ﷺ -për Fjalën   e Allahut : “Jo (në rrugën) e atyre që merituan Zemërimin Tënd mbi   vete” Ai u përgjigj: “Ata janë çifutët” dhe “… dhe as në (rrugën e) atyre të cilët u humbën” ka thënë: “Kristianët, ata janë të cilët u gabuan dhe humbën veten e tyre” (Et-Tirmidhij dhe Ebu Daud)

Dhe duaja jonë e fundit : Falënderimi i takon Allahut   Zotit të botërave.

Shkroi: Adelina Kucana Allkoci

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit