1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse i janë hudhur mediat në sulm ndaj Albin Kurtit?

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka filluar një aksion që në popull po quhet “fshesa” për të shkarkuar disa borde nëpër institucione jetike të Kosovës, të cilët deri më tani njihen vetëm si vende ku zhvatet pasuria publike.

Një prej aseteve ku ka prekur Qeveria Kurti ka qenë edhe Telekomi Kosovës. Aty është shkarkuar i gjithë bordi i Telekomit, të cilët kanë dhënë para të majme për mediat e mëdha dhe disa emisione në Kosovë, po sigurisht edhe për shumë keqpërdorime që kanë fundosur këtë institucion.

Tash po dalin në dritë e bëhen publike të gjitha fondet të cilat kanë marrë këto media, që janë shifra milionshe gjatë këtyre viteve. E kjo si duket ka bërë që këto media të hidhen në sulme të orkestruara duke bërë presion të madh edhe me lajme të rreme, ndaj Albin Kurtit.

Në vend se të përkrahin këto nisma që janë në të mirë të Kosovës dhe popullit të Kosovës, ato shikojnë interesat e tyre. Kjo tregon edhe njëherë se disa prej tyre kanë agjenda anti-shqiptare e anti-kombëtare, e që interesi i tyre është mbi gjithçka./KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit