-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pse heshtin Islamofobët?! – Izraeliti, i përdorte fëmijët kosovarë për pornografi

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh izraelitit Artyom Skrobov. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.

Artyom Akrobov dyshohet se më 13 dhe 14 tetor, përmes softuerit kompjutedrit “E-Mule”, ka shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video tjera, të cilat i janë zënë nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes.

“Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurit si dhe sjelljet e tij të mëparshme, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprën e njëjtë apo të ngjashme penale. Këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit