-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse gratë muslimane mbulohen? Kjo është përgjigjja më e mirë në këtë pyetje…

Më të lexuarat

Për shumë njerëz, sidomos për ata në botën perëndimore, nuk është e qartë se pse disa gra muslimane mbulohen.

Ndoshta përgjigjja më e mirë qëndron në një tregim të shkurtër, të cilinpatjetër duhet ta lexoni.

Një britanik shkoi te një njeri i mençur (musliman) dhe e pyeti:

– Pse tek ju në Islam nuk lejohet që burrat t’i shtrëngojnë duart me gratë? A nuk është kjo e pazakontë?

Njeriu i mençur iu përgjigj me një pyetjeje tjetër:

– Ti a mund t’ia shtrëngosh dorën mbretëreshës Elizabetë?

Britaniku u përgjigj:

– Natyrisht jo. Ka disa individë të caktuar, të cilët mund të t’ia shtrëngojnë dorën mbretëreshës sonë. Por, unë nuk jam në mesin e tyre …

Më pas, njeriu i mençur tha …

– A po sheh. Gratë tona janë mbretëresha dhe mbretëreshat nuk i shtrëngojnë duart me burra të panjohur.

Pastaj britaniku pyeti:

– Po pse vajzat tuaja e mbulojnë trupin dhe flokët. A nuk është ky diskriminim dhe abuzim?

Njeriu i mençur buzëqeshi dhe nga xhepi nxori dy bonbone prejçokollatës. Njërit ia hoqi mbështjellësen e celofanit, kurse tjetrin e mbajti në mbështjellësen origjinal.

Pastaj të dy bonbonet i hodhi në dyshemenë me pluhur. Ai e shikoi britanikun dhe i tha …

– Nëse të kërkoj tani, që ta marrësh njërin nga këto dy bonbonedhe ta hash, cilin prej tyre do të marrësh dhe do ta vendosesh në gojën tënde?

Britaniku pou menduar shumë tha:

– Këtë në celofan, natyrisht.

Burri i mençur,përsëri buzëqeshi pak dhe tha:

– Kjo është mënyra se si ne i shohim gratë tona.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit