Ky është një shembull:
Orientalisti, historiani dhe dijetari i Islamit, Profesor Fuat Sezgin kaloi 56 vjet të jetës së tij në Gjermani. Jo vetëm universiteti në Frankfurt ku ai punoi, por e gjithë bota ka përfituar prej tij. Sigurisht, Gjermania ka përfituar më shumë nga ai sesa Turqia. Ai vdiq në Stamboll një ditë më parë. Të gjitha mediat turke kanë raportuar për vdekjen e tij. Sot ai u varros. I gjithë kabineti turk ishte i pranishëm në varrim. Presidenti Erdogan gjithashtu mori pjesë dhe i vlerësoi lartë profesorin në fjalimin e tij.
Dhe në Gjermani? Asnjë raport ose fjalë as nga shtypi i mirënjohur apo nga politikanët rreth tij. Vetëm një NIX (asgjë) i madh! Edhe pse ai ishte një shkencëtar gjermano-turk dhe jo vetëm turk.
A e kuptove tani pse turqit gjermanë e duan Erdoganin?
Benjamin Idriz
Përkthehu: KohaIslame.com