1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pse është Islami i domosdoshëm për suksesin e Evropës? – tregon ish-Politikani

Më të lexuarat

Ish-politikani gjerman, Jurgen Todenhofer, në profilin e tij në Facebook ka shkruar një tekst interesant për Islamin në Evropë:

“Miq të nderuar, Merkel është nën kritika të ashpra të bashkë-partiakëve të saj për shkak të deklaratës se Islami është pjesë e Gjermanisë.

Deklarata e saj në aspektin historik nuk është e tepruar, në fakt një deklaratë e tillë është e pamjaftueshme. Islami nuk është vetëm pjesë e Gjermanisë dhe Evropës, por ai është kushti i suksesit të tyre.
Suksesi i Evropës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike.

Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët musliman në kohën e depërtimit të muslimanëve në tokën Evropiane.

Dijetarët muslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën e Evropës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë.

Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit evropian. Evropa i siguroi vetes një përparësi të madhe civilizuese – teknike në raport me kontinentet tjera.

Edhe sot e kësaj dite Evropa nxjerr nga ky transferim i hershëm i dijes nga ana e Islamit dhe muslimanëve.

Pra, Islami e bëri Evropën rajonin më të zhvilluar në botë”

Ka shkruar në zt. Todenhofer, ish-politikani gjerman.

11.02.2015

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit