1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pse duhet të ecim?

Më të lexuarat

Ecja ul stresin, përmirëson gjendjen e humorit dhe ju krijon vetebesimin. Zakonisht, kur jemi të mërzitur dhe nervozë kemi nevojë që të dalim nga shtëpia dhe të qetësohemi duke ecur. Me siguri ju ka ndodhur që pas një shëtitje të shkurtër të ktheheni në shtëpi të qetësuar dhe më të kthjellët dhe të qetësuar.

Më poshtë disa nga përfitimet e të ecurit :

Gjatë ecjes humbisni kilogramë

Ecja është një nga ushtrimet më të mira e cila ndihmon në reduktimin e peshës tuaj trupore. Kryhet shumë thjeshtë, është pa pagesë dhe përse të mos i kushtoni kohë ecjes të paktën çdo ditë nga gjysëm ore? Si fillim ju mjaftojnë 20 minuta ecje të shkurtra çdo ditë.

Ecjet e rregullta ulin presionin e gjakut, ndihmojnë në përmirësimin e gjumit dhe ju bëjnë më energjikë

Ata persona të cilët çdo ditë rregullisht bëjnë shëtitje të shkurtra kanë përfitime shëndetësore: janë më pak të prirur ndaj sulmeve në zemër dhe në tru, kanë nivel më të ulët të presionit të gjakut dhe nivel më të lartë të kolesterolit të shëndetshëm

Teknikat për të ecur më gjatë

Një nga teknikat për të ecur më gjatë është që të llogarisni se sa hapa bëni. Çdo aparat celular ka matës hapash dhe çdo ditë të rrisni numrin e hapave. Mos shëtisni vetëm, merrni dikë që t’ju shoqërojë, kjo është zgjidhja më e mirë për një shëtitje ideale. Në këtë mënyrë lodheni më pak dhe argëtoheni më tepër.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit