16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A lejohet mbajtja e kafshëve shtëpiake?

Më të lexuarat

Pyetja:

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Kisha një pyetje rreth mbjatjes së kafshëve shtëpiake. Unë që i vogël kam pasur dashuri ndaj kafshëve si p.sh qen ose zogj në mbajtjen e tyre. Tani jam mbjatës i zogjve (papagaj), e dua të di nëse është haram ose e ndaluar mbjatja e tyre në kafaz ose a lejohet të mbaj ndonjë kafshë si kafshë shtëpiake dhe cila? Me pëlqejnë shumë kafshët dhe tani s’mund të rri pa mbajtur ndonjë kafshë shtepiake. A e kam haram këtë që bëj ndaj tyre, që kujdesem shumë për to?

***

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mbajtja e qenit është e ndaluar përveç në disa raste p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë. Profeti ﷺ ka thënë: “Kush mban një qen tjetër përveç atij që është për gjueti apo për të ruajtur bagëtinë, i pakësohen atij dy kirate prej sevapeve.” Hadithi është i saktë.  (Dijetarët nuk kanë dhënë një përkufizim të caktuar të kiratit, por në një hadith tjetër thuhet se një kirat është sa mali i Uhudit, një prej maleve në afërsi të Medinës.)

Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Ndërsa mbatja e maceve në shtëpi është e lejuar, pasi  Ebu Hurejra r.a. mbante mace dhe Pejgamberi ﷺ nuk ia ndaloi dhe për këtë shkak edhe e quajti Ebu Hurejre (baba i maceve).

Sa i përket mbatjes së zogjve në kafaz janë disa mendime të dijetarëve. Disa e lejojnë me kusht që këta zogj të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe disa të tjerë e ndalojnë mbatjen e zogjve për shkak se ata janë krijuar për të jetuar të lirë dhe jo të mbyllen në kafaze.

Eroll Nesimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit