-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse Bill Gates po investon në industrinë e qumshtit?

Më të lexuarat

Milarderi Bill Gates ka vendosur që të investoj në prodhimin e qumshtit në të cilin nuk do të provokohet emisioni i madh i gazrave të dëmshme.

Në ambalazhin prej kartoni të prodhuesit portlandez të qumshtit “Neutral” është potencuar mesazhi:“ Ky qumësht lufton kundër ndryshimeve klimatike”.

Në Uebfaqën e kësaj kompanie theksohet se sa Dioksid Karbon, (CO2) emetohet gjatë prodhimit.

Kjo ka për qëllim që të emetohën sa më pak gazra të dëmshme.

“Për shkak së koinsumatorët e blejnë këtë qumësht, drejtëpërdrejtë investojmë që fermat të kenë teknologjinë në të cilën do të zvoglohet emetimi”, ka deklaruar Drejtori i “Neutralit”, Markus Lovel Smit, i cili thekson se kjo kompani është e para dhe në pikpamjet e karbonit neutrale në industrinë ushqimore amerikane.

Nga neutral kanë njoftuar se mjetet financiare për mbrojtjen e ambientit i kanë siguruar nga fondi, themelues i të cilit është Gates.

Ky prodhues punon me hulumtuesit në mënyrë që në prodhimin e gjithëmbarshëm të zvogëlohet emisioni i gazrave të dëmshme, nga plehrat të cilat shfrytëzohen për kultivimin e ushqimit të kafshëve deri tek përkujdesja për ambalazhin pas konsumimit të qumshtit, transmeton 072 info, përcjell Buletini Ekonomik.

Në Neutral planifikojnë që të tregotojnë edhe produkte të tjera gjatë prodhimit të të cilave do të emetohën sasi fare të vogla të gazrave të dëmshme.

Smit, ka thënë se kanë filluar në këtë mënyrë ta prodhojnë qumshtin, sepse gjatë prodhimit të tij emetohen sasi të mëdha të disoksid karbinit, shkruan në botimin online të gazetës afariste Fast Compani.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore në SHBA, është në pronësinë e Bill Gates. Ai posedon 269 mijë hektarë tokë në 8 shtetet federale. Në tokat e tij kultivohet patatja, karrota dhe qepa.

Ndër të tjera, zingjiri botëror i ushqimit të shpejtë MC Donald’s shfrytëzon patatën e Gates për prodhimin e pomfritit./Buletini Ekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit