13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pse Amerika po heq dorë nga Kristofer Kolombo?

Më të lexuarat

Pse Shtetet e Bashkuara kanë një festë kombëtare dedikuar për njeriun i cili sipas mendimit të shumë ishte pushtues imoral?

Kjo pyetje gjithnjë lind në Amerikë, e cila, me sa duket, dëshiron të heqë dorë nga Kristofer Kolombo, njeriu që e “zbuloi” atë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Qyteti i Phoenix dhe i gjithë shteti i Vermontit tani janë duke ndryshuar festën kombëtare dhe duan që ajo t’iu dedikohet njerëzve që jetonin në Amerikë para ardhjes së Kolombos.
Edhe pse lëvizja ka filluar disa vite më parë, vetëm tani gjithnjë e më shumë qytete dhe vende, duke përfshirë Seattle, Minneapolis, Boulder, Denver, Albuquerque, South Dakota dhe Alaska, kanë zgjedhur për festë Ditën e Njerëzve Vendës në vend të Ditës së Kolombos.

Cincinnati dhe Oklahoma refuzuan të marrin pjesë në këtë iniciativë, dhe ata ende kanë festuar ditën dedikuar për Kolombon.

Dr. Leo Kilsbek, pedagog për studimet amerikano-indiane në Universitetin e Arizonës, thotë se polemika mbi festimin e Ditës së Kolombos buron nga keqkuptimi i historisë amerikane.

“Një nga keqkuptimet më të mëdha është se Kolombo ishte e mirë. E vërteta është se ai ishte përgjegjës për përdhunimin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm indigjene”, argumenton ai.

Përveç kësaj, Kolombo nuk e ka vënë këmbë në pjesën kontinentale të Amerikës – ai zbarkoi në Haitin e sotëm dhe më pas vizitoi Karaibet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit