9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

PSE ALLAHU NA SPROVON?

Më të lexuarat

Parasëgjithash duhet që ta kemi parasyshë se jeta e kësaj bote është e përkohshme dhe ta dimë misionin tonë në këtë botë për të cilin jemi krijuar dhe pse ekzistojmë. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për gjë tjetër, përpos që të më adhurojnë”
(edh Dharijtë 56).

Por këta sprova që na vijnë duhet që të t’i përballojmë me sjellje adekuate dhe t’i trajtojmë si test për ne nga ana e Allahut.

Pse Allahu na teston?

Thotë Allahu: “Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën për të parë se cili prej jush është më vepërmirë”. (el Mulk 2)

Shumëkush mund t’i trajtojë sprovat vetëm si dënim prej Zotit dhe se kur dikush është goditur me ndonjë sëmundje, aksident ose humbje pasurie, ky personi pra e ka hidhëruar Zotin, andaj dhe është duke u dënuar nga Zoti. Sidoqoftë kjo nuk është pikërisht ashtu. Njëjtë sikurse dikujt nëse i ndodh dic e mirë, kjo s’është argument se Allahu është i kënaqur me atë, por Allahu prezanton para neve situata të ndryshme për të parë se si do reagojmë ne. Nga ajeti më lartë kuptuam që sprovat janë pjesë e jetës. Cdokush do të testohet deri në atë masë saqë secili njeri do të mund ta hetojë se si ka qenë sjellja e tij në realitet, ka qenë vepërmirë apo vepërkeq.

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “S’ka gjë që e godet besimtarin, madje edhe një therrë ose dic më e madhe sesa ajo, vetëmse Allahu do t’ia ngrit atij derexhet ose do t’i fal gjunah” (Buhariu).

Ai që me sukses e kalon sprovën, atij i ngriten shkallët në Xhenet, por edhe që besimtari të bëhet vetkritik dhe të kërkojë falje nga Allahu për gjunahet eventuale dhe të thotë në veten e tij se ndoshta kjo që më ka goditur është mëshirë prej anës së Allahut, pasiqë ndoshta me këtë sprovë pastrohem prej gjunahit prej në këtë botë përpara Ahiretit. Andaj kjo sprovë mund të konsiderohet si mëshirë prej Allahut. Parashtohet pyetja se si duhet të reagojmë kur ballafaqohemi me sprovë dhe e para gjë që duhet ta kemi në perspektivë është:

  1. Njeriu nuk mund të ngarkohet nga Allahu përtej mundësisë së tij. Për këtë Allahu thotë: “Dhe Allahu nuk ngarkon askë përtej asaj cka ai ka mundësi”.
    (el Bekare 286)
    Pra kuptimi i shëndoshë i këtij ajeti na jep rehati dhe na jep forcë për t’u ballafaquar me gjithcka që na del përpara.
  1. Ki mendim të mirë Allahun sepse: “Ndodh që ju të urreni dicka, por ajo është hajr për ju dhe ndodh që ju të doni dicka e ajo është sherr për ju. Allahu e di, e ju nuk  e dini”. (el Bekare 216)
  2. Ki parasysh shpërblimin për sabrin, pasiqë për durimtarët Allahu ka garantuar shpërblim të madh dhe ka thënë: “Allahu durimtarët i kompenzon me shpërblim tejmase” (ez Zumer 10)
  3. Dije se ajo sprovë me lejen e Allahut do të kalojë, andaj edhe Allahu thotë: “Me të vërtetë pas vështirsisë vjen lehtësimi”(eh Sherh 6) dhe dije se ndoshta shpërblimi pas asaj sprove në të cilën ke bërë sabër, ndoshta është shumë më i madh sesa vet sprova.

Përmblodhi: Mr. Enis Arifi / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit