Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur të sigurojë 73 mandate në Parlamentin e Shqipërisë deri tani kur janë numëruar mbi 95 % e votave.
Rama përmes një postimi në Facebook sot në orët e mëngjesit ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.
Fotoja me mbishkrimin “Për Shqipërinë që duam”, firmosur me fjalën “faleminderit” është postimi i Ramës në Facebook.
Ndryshe, sot në mesditë pritet të përfundojë numërimi në të gjitha qarqet.