19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

PROVONI TI NUMËRONI BEGATITË E ALLAHUT

Më të lexuarat

PROVONI TI NUMËRONI BEGATITË E ALLAHUT

Provoni t’i numëroni begatitë e Allahut me të cilat Ai ju furnizoi në jetën tuaj.
Filloni me frymëmarrjen, rrahjet e zemrës, shqisat e të pamurit, nuhaturit, prekurit, mundësia e buzëqeshjes…

Vazhdoni më tutje numërimin me ushqimin e preferuar, strehën mbi kokë, njerëzit që ju duan…

Ktheni kokën kah qielli i kaltër, bukurinë e çdo peme, rrezet e diellit në fytyrën tuaj dhe madhështinë e hënës deri sa lind…

Vazhdoni me numërimin…

Mos e harroni imanin dhe njohjen dhe besimin në Allahun. Kjo paraqet mirësinë më të madhe që ju është dhuruar ndërsa ju nuk keni bërë asgjë për ta fituar atë, thjeshtë e keni dhuratë nga mëshira e pafundme e Tij.
Gjithashtu, mos harroni sigurinë tuaj. Numër i madh i njerëzve në këtë botë jetojnë në kushte të pasigurta, në lufta, uri, varfëri, kampet e refugjatëve, burgjet politike apo forma të tjera jashtëzakonisht të vështira. Vetëm përkujtoni çfarë begatie është fakti që jeta juaj nuk është në asnjëfarë pasigurie kur zgjoheni në mëngjes nga krevati juaj.

Vazhdoni me numërimin…

Allahu thotë:
“…Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot…” [Ibrahim, 34]

Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit