4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Protestues me “duar të përgjakura” ia “ndalin frymën” kryediplomatit amerikan

Më të lexuarat

Dy nga këshilltarët kryesorë të presidentit amerikan Joe Biden janë vënë në situatë të sikletshme ndërsa kanë marrë pjesë në një seancë dëgjimore të Kongresit, ku u kërkuan ligjvënësve që të japin miliarda dollarë më shumë për Izraelin.

Seanca e Kongresit është ndërprerë vazhdimisht nga protestuesit që akuzonin zyrtarët amerikanë për mbështetjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza, duke mbajtur parullat “Armëpushim tani!” e “Mbroni fëmijët e Gazës!”. Kjo e ka detyruar kryediplomatin amerikan që për një moment ta ndërpresë fjalën.

Protestuesit ngritën duart me njolla të kuqe në ajër, në shenjë të masakarve që po bëhen ndaj civilëve në Gaza. Policia e Kapitolit më vonë i largoi ata nga salla e dëgjimit

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dëshmuan në Komitetin e Ndarjeve të Senatit për kërkesën e presidentit Biden për 106 miliardë dollarë për të financuar planet ambicioze për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të SHBA.

Biden kërkoi 14.3 miliardë dollarë për Izraelin, 9 miliardë dollarë për ndihmë humanitare – duke përfshirë Izraelin dhe Gazën – 13.6 miliardë dollarë për sigurinë kufitare të SHBA-së, 4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe financim nga qeveria për të kundërshtuar përpjekjet rajonale të Kinës në Azi. /shenja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit