-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Protestë për Halepin në Paris

Më të lexuarat

Një grup i përbërë nga politikanë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe sirianë në Paris të Francës kanë protestuar kundër sulmeve të regjimit në Siri ndaj civilëve në Halep

PARIS (AA) – Një grup i përbërë nga politikanë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe sirianë në Paris të Francës kanë protestuar kundër sulmeve të regjimit në Siri ndaj civilëve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 100 persona të cilët u mblodhën para rezidencës presidenciale Elysee dhe Ministrisë së Brendshme i kanë bërë thirrje autoriteteve franceze dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos heshtin ndaj masakrës që po kryen kryesisht regjimi dhe mbështetësit e tij në lindje të Halepit.

Në protestën e mbështetur nga Partia Ekologjike dhe e Gjelbër Evropiane (EELV) si dhe nga Sindikata ‘Solidaires’ janë brohoritur slogane si “Vrasësi Asad, bashkëpunuesi Obama”, “Vrasësi Putin, bashkëbunëtori OKB”.

Gjithashtu në protestën ku janë valëvitur flamujt e Sirisë kanë tërhequr vëmendjen pankartat me mbishkrimet “Jipni fund heshtjes. Në Siri fëmijët ndodhen nën bombardime. Reagoni”, “Halepi është bërë varri i njerëzisë” dhe “Terroristi i vërtetë në Siri është Rusia”.

Në deklaratën e lexuar pas protestës, protestuesit janë shprehur se nuk kanë dalë në rrugë me mendimin “për një Siri as me DEASH-in dhe as me Asadin” dhe se “gjëja më e vogël që mund të bënin për Halepin është të protestonin”.

Protestuesit të cilët në orët në vazhdim janë mbledhur sërish para ambasadës së Rusisë në Paris, pritet që gjatë javës të mblidhen në sheshe të ndryshme të Parisit.

“Ku janë tani krerët e shteteve të cilët u mblodhën për Charlie Hebdo?”

Senatorja e rajonit Val-du-Marne, Esther Benbassa e cila ka folur për AA-në në kuadër të protestës duke kritikuar indiferencën e komunitetit ndërkombëtar tha se “Ku janë tani krerët e shteteve të cilët u mblodhën për Charlie Hebdo? Sot ata të gjithë bashkë me OKB-në duhet të mblidhen bashkë dhe të shkojnë në Siri, për të ndaluar gjakderdhjen”.

Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se ende nuk është nxjerrë një mësim përballë kryerjes së krimeve të ngjashme ndaj njerëzve në histori, Benbassa, tha se “Sikur ato që po përjetohen sot të ishin përjetuar në Austri apo në Suedi atëherë të gjithë do të kishin vepruar”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit