-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Protestë në Poterq të Klinës kundër ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe

Më të lexuarat

Banorët e fshatit Poterq i Epërm të Klinës janë duke protestuar kundër ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në këtë fshat.

Disa banorë të cilët kanë dal në skaj të rrugës të këtij fshati, kanë shprehur pakënaqësinë edhe për vizitat e serbëve që bëhen aty.

Arsyeja e tyre për mos lejimin e ndërtimit të kësaj kishe, është se në këtë fshat kanë mbetur të vrarë 17 civil nga forcat e armatosura serbe në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Megjithëse protesta po kalon e qetë, të pranishëm janë edhe pjesëtarët policorë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit