Në Belfast të Irlandës Veriore ka pasur protestë masive kundër samitit të G8-ës.
Tubimi është organizuar nga Kongresi Irlandez i Sindikatave Tregtare.
Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës do të mblidhen në Irlandën Veriore të hënën, për një samit dyditor.
Kongresi Irlandez i Sindikatave ka thënë se janë një milliard njerëz që jetojnë në “varfëri ekstreme” anembanë botës, “për shkak të kapitalizmit perëndimor dhe politikave të G8-ës”.
Qindra policë janë kujdesur për situatën e sigurisë./bs/kohaislame