“Jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër pushtimit dhe krizës ekonomike. Fëmijët po vuajnë në Gazë, sepse u janë mohuar të drejtat themelore”, tha Nezih al-Benna, i cili foli në emër të organizatorëve
GAZA (AA) – Disa qindra fëmijë u tubuan sot në Gaza të Palestinës për të protestuar kundër pushtimit izraelit i cili gjithnjë e më shumë po vështirëson gjendjen ekonomike, por edhe atë të sigurisë në atë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Fëmijët u tubuan tek sheshi Seraya, në organizim të Unionit të Organizatave Bamirëse në Gaza. “Shpëtoni Gazën“, “Ndaloni Pushtimin”, “Pushtimi vrau buzëqeshjen time”, “Ku është e drejta ime për ujë dhe rrymë”, ishin disa nga pankartat të cilët i mbanin në duar palestinezët e vegjël.
“Jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër pushtimit dhe krizës ekonomike. Fëmijët po vuajnë në Gaza, sepse u janë mohuar të drejtat themelore”, tha para të pranishmëve, Nezih al-Benna, i cili foli në emër të organizatorëve.
Në Gaza jetojnë rreth dy milionë palestinezë, ndërkohë që ai rajon tashmë për 12 vite i është nënshtruar një bllokade të plotë nga ana e izraelit.
Unioni i Organizatave Bamirëse në Gaza, thotë se shkalla e varfërisë është rritur në 80 për qind, ndërsa papunësia ka tejkaluar 50 përqindëshin.