6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Protesta “Stop, Serbi” mbahet në Beograd dhe qytete të tjera

Më të lexuarat

Nxënësit e shkollave të mesme nga disa shkolla të ndryshme në Beograd bllokuan kryqëzimin Knez Millosh dhe Nemanjina pranë Qeverisë së Serbisë në orën 11:52 për t’i nderuar viktimat nga shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Sot në disa qytete të Serbisë është mbajtur sërish aksioni “Stop, Serbi”, në të cilin nderohen të vdekurit nga rënia e tendës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Bllokada e studentëve vazhdoi me një numër në rritje gjimnazistësh që po i mbështesin ata.

Nxënësit e shkollave të mesme të disa shkollave të ndryshme në Beograd bllokuan kryqëzimin Knez Millosh dhe Nemanjina pranë Qeverisë së Serbisë në orën 11:52 për t’i nderuar viktimat e tragjedisë në Novi Sad. “Kërkesat tona janë të njëjta si të studentëve. Ne jemi me ta”, thanë studentët.

Gjithashtu, qindra studentë të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Fakultetit të Shkencave Organizative bllokuan për 15 minuta Bulevardin e Çlirimit.

Gazetarët dhe shoqatat mediatike gjithashtu ofruan mbështetje për studentët para fakulteteve të tyre në Beograd, Novi Sad dhe Nish. Siç deklaruan ata, në këtë mënyrë ofrojnë mbështetje në luftën për demokraci, drejtësi dhe liri të fjalës në shoqëri.

“Edhe pse ne duhet të jemi në amfiteatro duke i mësuar për rëndësinë e lirisë së fjalës, ata tani po na japin një mësim mbi parimet bazë të gazetarisë – etikën, guximin dhe solidaritetin. Pas tragjedisë në Novi Sad, ata po na dëshmojnë se liria e mediave dhe liria e fjalës janë shtyllat bazë të çdo shoqërie demokratike”, thuhet më herët në deklaratën e përbashkët të Koalicionit për Lirinë e Medias.

Edhe katër sindikata përfaqësuese në arsim pezulluan punën e tyre në shenjë mbështetjeje për studentët “në luftën për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë”.

Në tragjedinë e ndodhur më 1 nëntor, kur u shemb tenda e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, 15 persona humbën jetën, ndërsa dy u plagosën rëndë.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit