3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Protesta në Paris me thirrje “Rroftë lufta e popullit palestinez”

Më të lexuarat

Demonstruesit thanë se “skuadra e futbollit të shtetit gjenocid të Izraelit” erdhi në Paris me mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Protesta u mbajtën në Saint-Denis, në periferi të Parisit, kryeqyteti i Francës, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Francës dhe Izraelit.

Në protestën e mbajtur në një nga sheshet e qytetit, aktivistët mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrimet “Stop gjenocidit”, “Ne nuk luajmë me gjenocidin” dhe “70 për qind e të vrarëve në Gaza janë gra dhe fëmijë”.

Ata kanë brohoritur gjithashtu slogane si “Rroftë lufta e popullit palestinez”, “Rezistencë nga Parisi në Gaza” dhe “Palestina e lirë”. Turma shprehu pakënaqësinë ndaj autoriteteve franceze që lejuan të zhvillohej ndeshja Francë-Izrael ndërsa vazhdojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Në sheshin, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës franceze, janë lënë dy topa të verdhë me të kuqe të shkruar “Stop gjenocidit në Gaza”.

Avokati francez me origjinë palestineze Salah Hamouri, autor i librit “Rob i Al-Kudsit”, tha në një fjalim në demonstratë se “skuadra e futbollit të shtetit gjenocid të Izraelit” erdhi në Paris sonte me mbështetjen e presidentit francez Emmanuel. Macron.

Duke kujtuar se përveç Macronit, në ndeshje po marrin pjesë edhe ish-presidentët francezë Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, Hamouri tha:

“Prania (e presidentëve francezë) në stadium sonte është pjesë e bashkëpunimit të Francës në gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza.”

Përplasjet në tribuna

Në rrjetet sociale mund të shihen video të përplasjeve të tifozëve në tribunat e “Stade de France”, ku ndeshja ishte në zhvillim e sipër.

Masat intensive të sigurisë ishin ndërmarrë para ndeshjes për të cilën, siç ishte paralajmëruar, në Paris janë vendosur 4.000 policë.

Rreth 2.600 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe policë kanë qenë në shërbim rreth dhe brenda stadiumit “Stade de France” në Paris, ku po zhvillohej ndeshja e grupit “2” të Ligës së Kombeve të UEFA-s, divizioni “A” mes Francës dhe Izraelit.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit