Vazhdojnë reagimet ndaj masakrave dhe zullumit të budistëve nacionalistë në Arakan kundër myslimanëve.
Organizatat Joqeveritare dhe qytetarët në mbarë Turqinë ngrenë zërin e tyre për ti dhënë fund kësaj mizorie.
Në Xhaminë ‘Cedidiye” të rrethit Dyzxhe (Düzce) u fal namazi i xhenazes në mungesë për myslimanët që humbën jetën si pasojë e masakrave të ushtrisë në Arakan të Birmanisë.
Banorët e këtij rrethi që dënuan egërsinë dhe mizorinë ndaj myslimanëve u lutën që të ndalet gjakderdhja e myslimanëve.
Krahas qytetarëve në namazin e xhenazes në mungesë morën pjesë edhe përfaqësuesit e shumë partive politike.
Masakrat në Arakan u protestuan edhe nga Organizatat Joqeveritare në Bingol (Bingöl).
Në deklaratën e bërë në emër të Vëllazërisë Islame dhe Platformës së Solidaritetit, i bëhej thirrje për veprim urgjent Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe tërë organizatave ndërkombëtare.