-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Protesta e studentëve kalon kufijtë, shkruajnë dhe mediat botërore…

Më të lexuarat

Studentët treguan sot “fuqinë” e tyre duke mbushur rrugën e Durrësit në Tiranë për të protestuar përpara godinës së ministrisë së Arsimit kundër tarifës për provimet e mbartura.

Kjo protestë madhështore, bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat.

Megjithatë kjo arritje nuk do t’i ndalë studentët të cilët zotohen se do të vijojnë protestat derisa ministria të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve. Studentëve të Universitetit të Tiranës, iu bashkuan edhe ata të Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodrës.

Katër kërkesat e studentëve drejtuar ministrisë së Arsimit janë: 1-Anulimi i VKM për tarifa shtesë. 2- Përgjysmimi i tarifës së studimit. 3- Përmirësimi i kushteve të konvikteve. 4-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Kjo ngjarje në Tiranë, nuk u ka shpëtuar edhe mediave në Europë e deri në SHBA.

Media prestigjoze amerikane si New York Post, Washington Post apo Seattle News, i kanë kushtuar artikull protestës së studentëve.


Kështu shkruan TheSeatleTimes.


Kështu shkruan The NewYork Times.

Kështu shkruan The Washington Post.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit