-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Protesta: çfarë e përndezi Shkupin?

Më të lexuarat

Mjekë anti-kancer nën akuzë: Onkologji, baraz genocid!

Qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut protestuan në kryeqytetin Shkup kundër mënyrës se si funksionon Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, disa ditë pasi filloi një hetim për akuzat për abuzim me ër pacientët me kancer, transmeton Anadolia.

Qytetarët u organizuan përmes rrjeteve sociale, ndërsa protesta vjen pasi mediat shkruan për trajtim jo të duhur të pacientëve, keqpërdorim të detyrës nga stafi mjekësor, vjedhje dhe rishitje ilegale të barnave në Maqedoninë e Veriut dhe jashtë vendit.

Qytetarët janë mbledhur para selisë së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Vrasës për fitim”, “Kjo është doza juaj e fundit”, “Sa vlen jeta e njeriut”, “Onkologji = gjenocid”.

Demonstruesit shkruan me të kuqe “Vrasësit”. Një protestues, i cili tha se humbi nënën e tij nga kanceri i gjirit disa ditë pas kimioterapisë, fajësoi stafin për trajtim joadekuat, duke shtuar se ai duhej të kujdesej vetëm për prindin e tij.

“Nuk munda të luftoj për nënën time, por do të luftoj për të gjitha nënat dhe baballarët tuaj që vuajnë nga kanceri. Kjo çmenduri duhet të ndalet”, tha ai, duke fajësuar qeverinë për “dështimin e largimit të mjekëve të korruptuar”.

Qytetarët kërkojnë përgjegjësi

Më pas demonstruesit janë drejtuar drejt Prokurorisë Themelore Publike (PPTH), ku kanë kërkuar që ky institucion të ndjekë penalisht të gjithë personat e përfshirë.

Ata thanë se “vjedhja e barnave në onkologji nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”. “Pjesëmarrës në krim” shkruhet me të kuqe para godinës së prokurorisë.

Në shenjë proteste, disa prej protestuesve hodhën vezë në drejtim të objektit të prokurorisë, ndërsa forca të shumta policie formuan kordon si përpara selisë së qeverisë, ashtu edhe para atij institucioni gjyqësor.

Presidenti Stevo Pendarovski ka reaguar për ngjarjet në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. Në përgjigjen nga zyra e presidentit thuhet se klinika “në vend që të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje të plotë për personat me diagnozën më të rëndë, sistemi shëndetësor ka dështuar qartë”.

Pendarovski bëri thirrje për një përfundim të shpejtë dhe efikas të hetimeve dhe procedurave gjyqësore, pa përjashtim.

Në ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se është “një krim që duhet zbardhur”, duke shtuar se “për herë të parë MPB-ja dhe Prokuroria kanë bërë një aksion për mbledhjen e provave. lidhur me akuzat dhe dyshimet publike”.

Zbardhjen e shpejtë të skandalit kërkoi edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

VMRO-DPMNE opozitare e akuzoi qeverinë se hesht, edhe pse ka ditur për ngjarjet në onkologji. Kjo parti njoftoi se për këtë rast do të formojë komision hetimor në Kuvend dhe se do të ketë përgjegjësi penale dhe politike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit