0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pronari i kompanisë turke të Bajraktarëve, Haluk Bayraktar, vjen në Kosovë

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim pronarin e kompanisë turke “Baykar”, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Ministri Maqedonci në rrjetet sociale, ka thënë se bashkëpunimi me kompaninë “Baykar” i cili është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake me prodhimet e veta, “ka bërë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) për një periudhë të shkurtër të ngrejë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për projektet e radhës në të cilat do të investojmë, dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve”, theksoi Maqedonci.

Tutje, ministri kosovar tha se për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Türkiyes ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e thellë, duke dekoruar me medalje për “Shërbim të Shquar” pronarin Haluk Bayraktar.

“Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdojë”, theksoi Maqedonci.

Autoritetet e larta kosovare njoftuan gjatë muajit korrik të këtij viti për blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Türkiye. Kryeministri Kurti konsideroi pas blerjes së tyre se “Kosova tash është edhe më e sigurt”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit