-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Promovim “sfidues” i Gylenit në Tiranë

Më të lexuarat

Ndërsa për Turqinë është një person që duhet të ekstradohetnga SHBA e të shkojë në gjyq me akuzën për cenim të rendit kushtetues – më saktë si ideator i një grushti shteti – në Tiranë, Fetullah Gylen promovohet me anë të një libri dedikuar atij nga një autor amerikan, Jon Pahl.

Po si e përshkruan ky autor njeriun që është i debatueshëm edhe për vetë muslimanët?

“Gyleni dhe lëvizja Hizmet, e frymëzuar prej tij, kanë tentuar të ndërtojnë një urë mes kapitalizmit dhe socializmit, duke bërë bashkë, shpirtin e sipërmarrjes së lirë të kapitalizmit dhe përgjegjësinë sociale të socializmit, pikërisht nëpërmjet procesit të këshillimit të ndërsjelltë dhe zhvillimit të bizneseve sociale”, shkruan ai.

“Gyleni është veçanërisht në mbrojtje të atyre që janë më të dobët, sepse ‘të jesh me të shtypurit,’ – thotë ai, – ‘është njëlloj sikur të jesh me Zotin.’ Dhe njerëzit e frymëzuar prej tij, janë përpjekur të ndërtojnë kudo ura dialogu në përputhje me principin e hoshgory-së (të të parit të tjerëve mirë, ashtu siç i sheh edhe Zoti)”, vijon autori amerikan.

Por në realitet, Lëvizja Hizmet nuk njihet për ndonjë mision të fortë humanitar. Madje ndër ithtarë të tij vështirë se gjen ndonjë të varfër, i cili joshet prej mësimeve apo kontributeve të tij të përkora.

Hizmet njihet për qarkullim milionash nëpërmjet shumë bizneseve, të cilat janë të tilla edhe kur i përkasin sektorëve të ndjeshëm socialë, si shkolla apo spitale.

Ndërsa fetarisht, për shumicën e botës islame me baza të shëndetshme, është i papranueshëm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit