Rikujtojmë se gjykata ushtarake izraelite lëshoi dje një vendim për lirimin me kusht të shtetases turke
KUDS (AA) – Prokuroria ushtarake izraelite kundërshtoi vendimin për lirimin me kusht të shtetases turke Ebru Ozkan, raporton Anadolu Agency (AA).
Rikujtojmë se gjykata ushtarake izraelite lëshoi dje një vendim për lirimin me kusht të shtetases turke.
Omar Khamays, avokati që përfaqëson Ozkan, për AA tha se Prokuroria ushtarake izraelite nuk pranon vendimin mbi lirimin me kusht të Ebru Ozkan, duke theksuar se gjykata ushtarake megjithatë mund ta hedh poshtë ankesën në këtë rast.
Ai theksoi se një dëgjim do të mbahet nesër në ora 15:00 në qytetin e Oferit për të diskutuar apelin e Prokurorisë ushtarake izraelite.
Ozkan në paraburgim është nga 11 qershori për shkak të lidhjeve të pretenduara të grupeve terroriste.
Avokati Khamaysa më herët u tha se gazetarëve se Ozkan është arrestuar nën akuzat se “paraqet kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe se ndërlidhet me grupet terroriste”.
Ozkan disa herë ka mohuar akuzat që i ngarkohen.