3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prokuroria jep detaje/ Kush është polici që mbillte kanabis në Kolonjë

Më të lexuarat

Oficeri i Policise se Komisariatit Kolonje, Edvin Meko, rezulton te jete kultivues i drejteperdrejte lendes narkotike, si edhe bashkepunetor me disa kultivues te tjere ne zone, te cilet jane identifikuar nga nje hetim i Prokurorise se Korces dhe ndaj te cileve gjykata ka caktuar masen e sigurise “arrest ne burg”.

Oficeri i policise, Edvin Meko, nepermjet familjareve te tij, ka mbjelle dhe kultivuar disa parcela me cannabis ne disa zona malore te Ersekes. Prane parcelave te familjareve te tij kishin mbjelle lende narkotike edhe shtetasit Krenar dhe Mariglen Nuredini. Oficeri i policise u kishte dale garant ketyre dy shtetasve se do t’i njoftonte ne rast se do te kishte operacione policore ne ate zone.

Ne fund te muajit Korrik, Prokuroria e Korces siguron nje informacion, ne baze te te cilit, ne zonen ku operonin keta shtetas, ishin mbjelle siperfaqe te medha me lende narkotike. Prokuroria e Korces zhvilloi hetimet, ne baze te te cilave u krijuan dyshimet e provuara se punonjesi i policise, Meko, bashkepunonte me kultivuesit. Ne mesin e gushtit, nderkohe qe prokuria Korce po zhvillonre hetimet e saj, Sherbimi per Ceshtjet e Brendshme dhe Ankesa ne Ministrine e Brendshme, referon nje informacion po per punonjesin Edvin Meko.

Pasi u sigurua informacioni i nevojshem, ne baze te urdherit te Prokurorise, ne dt. 22.08.2016, u organizua operacioni per zbulimin dhe asgjesimin e parcelave ne zonen, e cila ishte objekt i ketij hetimi te Prokurorise.

Gjate operacionit, u faktuan dyshimet e krijuara nga ana e prokurorise per kultivim lende narkotike, pasi aty u zbuluan ne total rreth 17.500 rrenje cannabis.

Prokuroria e Korces vijoi hetimet per te identifikuar organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike.

Ne vijim te hetimeve, Prokuroria kerkoi caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”, te cilat u pranuan nga gjykata per shtetasit, si me poshte:

1. Edvin Meko

2. Krenar Nuredini

3. Mariglen Nuredini

4. Jorgo Kristali

5. Gramoz Bejko

Dy personat e fundit (Kristali dhe Bejko) dyshohet se jane organizatoret dhe porositesit e lendes narkotike te mbjelle ne parcelat e te dyshuarve Nuredini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit