4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Projekti i Kinës për të rishkruar Biblën dhe Kuranin: Të pasqyrojmë vlerat socialiste

Më të lexuarat

Kina ka marrë vendimin kontravers që të rishkruajë Kur’anin dhe Biblën, sipas saj, për të “pasqyruar vlerat socialiste”, ka zbuluar gazeta franceze Le Figaro.

Botimet e reja nuk duhet të kenë asnjë përmbajtje që bie në kundërshtim me besimet e Partisë Komuniste, thuhet sipas një zyrtari të lartë të partisë. Paragrafët që konsiderohen “të gabuara” nga censuruesit do të ndryshohen ose përkthehen edhe njëherë.

Megjithëse Bibla dhe Kurani nuk janë përmendur në mënyrë të veçantë, partia bëri thirrje për një “vlerësim gjithëpërfshirës të klasikëve fetarë ekzistues, përmbajtja e të cilëve nuk përputhet me përparimin e kohës”.

Urdhri u dha në nëntor gjatë një takimi të mbajtur nga Komiteti për Çështjet Etnike dhe Fetare të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, i cili mbikëqyr çështjet etnike dhe fetare në Kinë.

Një grup prej 16 ekspertësh dhe përfaqësues të feve të ndryshme nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës morën pjesë në konferencë muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve Xinhua.

Takimi u mbikëqyr nga Wang Yang, Kryetar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.

Wang theksoi se autoritetet fetare duhet të ndjekin udhëzimet e Presidentit Xi dhe të interpretojnë ideologjitë e feve të ndryshme në përputhje me “vlerat thelbësore të socializmit” dhe “kërkesat e kohës”, raportoi dje gazeta franceze Le Figaro.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve që të ndërtojnë “një sistem fetar me karakteristika kineze”.

Zyrtarët u pajtuan me direktivat e Z. Wang, duke shtuar se misioni “është zgjedhja e historisë”.

Ata gjithashtu pohuan se duke “rivlerësuar” librat fetarë, ata do të parandalonin “mendimet ekstreme” dhe “idetë heretike” që dëmtojnë vendin.

Takimi i nëntorit u zhvillua pasi Kina u përball me kritika nga mbarë bota për politikat e saj ndaj fesë.

Një seri dokumentesh të zbuluara ka treguar se si qeveria kineze drejton një sistem qendrash riedukimi për të indoktrinuar myslimanët në provincën perëndimore të Xinjiang.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit