1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Profili prej një mashtruesi i Gjergj Dedajt

Më të lexuarat

Gjergj Dedaj pritet shumë shpejtë që të marrë postin e ambasadorit të Kosovës, në Maqedoni.

Ky “shpërblim” ndaj tij, është bërë pas kërkesës që Dedaj të shkarkohen nga posti i zv.ministrit të Punëve të Jashtme – për shkak se thoshte se Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Dedaj kishte shkruar se: Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!

Dedaj, ndryshe njihet si personi që ka mbajtur postin e zv.ministrit në secilën qeveri, e cila ka ardhur në pushtet.

E kaluara e zëvendësministrit Dedaj nuk është edhe shumë e bujshme. Ai njihet për shumë skandale.

Në kohën sa Dedaj ishte zëvendësministër i Pushtetit Lokal ishte akuzuar nën dyshimin se kishte mashtruar një mërgimtar.

Insajderi kishte publikuar një hulumtim vitin e kaluar lidhur me mashtrimin që i kishte bërë Dedaj një bashkatdhetari në Berlin duke i kërkaur një borxh prej 400 eurove të cilin nuk i’a kishte kthyer.

Mirëpo Dedaj nuk ishte ndalur me kaq.

Gjatë vitit 2010, ai ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësministrit në Ministrinë e Transportit, nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, nën dyshimin se ka keqpërdorur paratë e Ministrisë së Punës, në kohën sa në këtë dikaster mbante pozitën e zëvendësministrit.

Dedaj dyshohej se brenda një periudhe prej 11 muajve, kishte shfrytëzuar 33 mijë euro nga kredit-kartelat e Qeverisë dhe mbi 8 mijë euro të tjera për avance pa mbulesë.

Dedaj ka edhe histori të tjera për mos shlyerje të borxheve.

Në vitin 2012 ai është paditur nga një qytetar për shkak se i ka mbetur borxh disa mijëra euro për banesën që ai e kishte shfrytëzuar si zyrë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Gjergj Dedaj është themelues i Partisë Liberale të Kosovës. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit