3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Profesori ngeli gjithë klasën për këtë! Por rezultoi eksperimenti më i mirë…

Më të lexuarat

Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.

Klasa (studentët) këmbëngulën se socializmi funksionon, përderisa askush nuk do të ishte i varfër dhe askush nuk do të ishte i pasur. Profesori tha. “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.

“Të gjithë notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”, tha Profesori.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (Nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, dhe ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin A, nuk kishin pse mësonin aq shumë. Mesatarja në testin e dytë ishte D (7).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesori u tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.

Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses. /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit