3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Profecitë Biblike për Islamin dhe Profetin Muhamed

Më të lexuarat

Profeti i pritshem per te ardhur tek hebrenjte ishte dhe profeti Muhamed
19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: “Kush je ti?”.20 Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: “Unë nuk jam Mesia(Krishti)”. 21 Atëherë ata e pyetën: “Kush je, pra? A je Elia?”. Ai tha: “Nuk jam!”. “Je ti profeti?”. Dhe ai përgjigjej: “Jo!”. 22 Atëherë ata i thanë: “Kush je ti, që t’u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç’thua për veten tënde?”. 23 Ai u përgjigj: “Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia”. 24 Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë; 25 ata e pyetën dhe i thanë: “Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Mesia, as Elia, as Profeti?”.(Gjoni 1/19-25)

Pra hebrejtë e kishin të shkruar në librat e tyre se do të vinin tre profetë në të ardhmen.Njeri do ishte Elia.

Dhe Jezusi e vërtëton këtë se Gjon Pagëzori ishte Elia.

12 Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën. 13 Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni. Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë. (Mateu 11/12-14).(Mateu 17/11-13)

Po kështu Bibla tregon se Jezusi ishte Mesia (Krishti).

28 Ata u përgjigjën: “Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët”. 29 Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam?”. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: “Ti je Mesia(Krishti)”. 30 Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.(Marku 8/28-30)

Po kush ishte Profeti që pritej të vinte mbas Jezusit.Nuk ka sesi të jetë askush përvec Profetit Muhamed a.s dhe për këtë dëshmoi vetë Jezusi në bibël ku tregon se mbas largimit të tij do vij një profet tjetër.

Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj.(Gjoni 16/7)

Fjala Ngushullues në shqip është e barasvleshme me fjalën origjinale në shkrimet aramike Ahmad dhe fjalën Greke Parakletos.

Kuran 61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.

Po kështu Jezusi e përmend dhe nje vend tjetër ardhjen e bekuar të Profetit Muhamed .a s “Në emër të Zotit” (Me fjalën Bismilah) pasi ai vetë(Jezusi) të jetë larguar nga kjo botë.

Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t’i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit”.(Luka 13/34-35)

Fakti që shtëpia e tyre do lihet e qetë tregon për largimin e shpalljeve profetike dhe dhënien e kësaj mirësie një kombi tjëtër që do të japë fryte monoteizmi.

..Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”? Prandaj unë po ju them se juve do t’ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t’i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.(Mateu 21/42-43)

Po kështu përmendet dhe me fjalë të tjera në bibël ardhja e Muhamedit a.s ku thuhet.

Jeremia 28:9:”Profeti i cili predikon Paqen (Islamin)dhe profetesia e tij plotesohet do ta njihet si profeti i derguar me te vertete nga i Plotfuqishmi (Zoti).”

Dhe me të vërtetë profeti Muhamed .a s u njoh si profet edhe pse arabët në fillim nuk e priten mirë pasi kështu janë pritur të gjithë profetët e mëdhenj.

Por ai tha: “Në të vërtetë po ju them se asnjë profet nuk mirëpritet në atdheun e vet.(Luka 4/24)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit