-2.1 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Produkti i njëjti, kualiteti ndryshe: Popujt e varfër të Evropës konsumojnë prodhime të cilësisë së dobët

Më të lexuarat

Shumë prodhues të njohur evropianë kanë produkte të këqija për shtetet e Evropës juglindore. Akuzat për këtë temë kanë nisur në Hungari dhe në Sllovaki. Mediat në këto shtete kanë shkruar se produktet që konsumojnë shtetet e Perëndimit janë më kualitative, derisa në vendet tjera ka më shumë aditivë dhe përbërës të lirë e të dëmshëm për shëndetin e njeriut.

E vërteta po del në shesh në atë që quhet “Konflikti Nutella” e që ka të bëjë me çokollatën për bukë, përbërësit e të cilit – madje edhe shija – varet nga vendi se ku shitet.

Kohë më parë televizioni gjerman WDR ka bërë një reportazh për prodhuesit ushqimorë të cilët me emrin e njëjtë dërgojnë produkte tjera në Perëndim e tjera në Lindje (dhe Evropën qendrore), transmeton Telegrafi.

Ky problem nuk ka të bëjë veç me ushqimin. Raste të tilla janë hasur edhe në kozmetikë, pa çka që ndodhë që produktet e tilla të këqija shpesh shiten më shtrenjtë në Lindje.

Korrespondenti i ARD-së, Ralf Sina, ka zbuluar këtë javë se si një prodhues gjerman, “Bahlsen”, e ka pranuar këtë skandal. Por, nga kompania gjermane premtojnë se në të ardhmen biskotat e tyre do të jenë kudo të njëjta.

Në fakt, Bahlsen ishte një shembull i keq i kompanive që në mënyrë drastike gënjeu konsumatorët në Evropën Lindore: për konsumatorët perëndimorë ata përdornin gjalpë, por për ‘Evropën e varfër’ vaj palme dhe aditivë me aromë gjalpi.

Vaj i palmës vjen nga Azia juglindore dhe përdoret edhe në Afrikë. Ky është produkt është shumë i lirë dhe shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

 

Kështu, përfaqësuesi i kompanisë “Bahlsen” i tha gazetarit të ARD-së se nga fillimi i korrikut, në fabrikën e tyre në Poloni – që furnizon me biskota pjesën më të madhe të shteteve të Evropës juglindore – do të përdoret recetat origjinale gjermane, pra pa vaj pallme.

“Nuk do të ketë më standarde të dyfishta për shtete të ndryshme”, kanë thënë nga kompania.

E, kur është fjala për Nutella-n, përdoruesit janë gati identikë në Hungari dhe në Francë, zbulon WDR. Por, prapë ka dyshime që vërehen edhe në shije.

Derisa disa biznese mohojnë këtë skandal e disa premtojnë se do të heqin dorë nga kjo dukuri e keqe, ka kompani perëndimore që thonë se do të vazhdojnë me këto dallime. Për shembull, në produktet e peshkut Iglo, tek ato për tregon gjerman dhe austriak ka 65 për qind mish, derisa në vendet tjera kjo përqindje është 58. Nga Iglo thonë se ky dallim do të vazhdojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit