-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Produktet që nuk njohin skadencë

Më të lexuarat

Me ushqimet duhet të tregohemi gjithnjë të kujdesshëm. Megjithatë ka disa produkte të cilat nëse i ruajmë në kushte të përshtatshme, nuk skadojnë.

Një ndër to është edhe orizi: Orizin nëse e ruajmë në temperaturë 4-5 gradë celsius ose më poshtë dhe në enë plastike, nuk rrezikon të skadojë për shumë kohë.

Shurup panje: Mund të duket e çuditshme, por pasi e keni hapur shurupin e panjës mund ta përdorni për disa vite nëse e mbani në frigorifer.

Kripa: Kripa në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, prandaj është e pamundur që ajo të prishet. Por kujdes, nuk duhet të ketë kontakt me ujin apo lagështirën.

Uthulla: Nëse ruhet në një enë qelqi, të ftohtë, të errët dhe larg burimeve të nxehtësisë, uthulla e bardhë nuk rrezikon të prishet.

Qumështi pluhur: Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa humbur vlerat e saj ushqyese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit