1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Produktet e qumështit për eshtra më të fortë

Më të lexuarat

Tri gota jogurt ose qumësht pa yndyrë në ditë i forcojnë eshtrat, ka zbuluar një studim i ri amerikan.

Shkencëtarët amerikanë kanë vërtetuar se personat e moshës së mesme, që pinë së paku tri gota jogurt ose qumësht në ditë, kanë dendësi më të madhe të eshtrave, që do të thotë se eshtrat e tyre janë më rezistuese ndaj thyerjeve.

Por, një efekt të tillë nuk e kanë për shembull konsumimi i akullores ose ajkës. Dr. Shivana Sahni nga “Hebrew SeniorLife Institute of Ageing Research” që është e lidhur me Universitetin e Harvardit ka thënë se si produktet e qumështit përmbajnë disa përbërës të rëndësishëm, të cilët janë të mirë për shëndetin e eshtrave./zhurn/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit