6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shenjat e hershme të paralajmërimit për autizëm

Më të lexuarat

Shkencëtarët nga Universiteti Yale besojnë se qysh në moshën prej 6 muajsh është e mundur që të vërehen vështirësitë me mbajtjen e vëmendjes te fëmijët, te të cilët më vonë diagnostikohet autizmi.

Te këta fëmijë qysh në moshë aq të re është zbuluar se si u kushtojnë më pak vëmendje aktiviteteve dhe ndërveprimeve me njerëz, bën të ditur revista profesionale ‘Biological Psychiatry’. Shkencëtarët mendojnë se me ndihmën e këtyre zbulimeve është e mundur që më herët të identifikohen fëmijët me rrezikun më të madh për zhvillim të autizmit dhe që t’u nënshtrohen terapisë.

Në studim kanë marrë pjesë 67 fëmijë me rrezik të madh dhe 50 fëmijë me rrezik të vogël për zhvillimin e autizmit.
Autizmi është një çrregullim global i zhvillimit; i cili fillon në fëmijëri, kryesisht në tri vitet e para të jetës, përfshin pothuajse të gjitha funksionet psikike dhe zgjat tërë jetën./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit