1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara, arrestohen babë e bir

Më të lexuarat

Dy persona babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi prodhonin produkte ushqimore të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg. Në kuadër të operacionit të koduar “Kimisti” u vunë në pranga shtetasit Fabian dhe Arnold Gero 51 dhe 21 vjeç.

Policia sqaron se shtetasit e lartpërmendur, kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur ambalazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase”.

Policia i sekuestroi një automjet tip Volkswagen; 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara; 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete; aromë vaj ulliri 40 kg; 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero, një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë sodq kaustike 90 kg me lëndë kimike, 3 shishe qelqi , 1 l me lëndë acid nitrik, sapunë me ngjyrë  700 copë, një bidon 1l alkool izopropilik, etiketa  të produkteve dhe pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale të “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit