2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Procesi i ndryshimit dhe reformimit nuk duhet bërë jashtë ligjeve universale – Genc Plumbi

Më të lexuarat

Procesi i ndryshimit dhe reformimit te njeriut dhe shoqërisë në tërësi nuk duhet bërë jashtë ligjeve universale që ka vendosur Allahu duke kërkuar mënyra dhe rrugë të tjera drejt suksesit.

Ligji i Allahut është i qartë dhe i prerë, dhe mbi të gjitha nuk pranon ndryshim:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ai të ndryshojë veten e tij”, pra ndryshimi i të tjerëve fillon nga ndryshimi i vetvetes. Këtë ajet shpeshherë muslimanët e kuptojnë vetëm në sensin pozitiv, po në të vërtetë ai funksionon edhe në sensin negativ. Kjo do të thotë se ky ligj vlen edhe për jobesimtarët dhe për ata që kërkojnë të prishin e jo të rregullojnë. Në këtë aspekt, jobesimtarët, laikët, komunistët dhe kushdo tjetër që ka një agjendë ndryshe nga ajo e muslimanëve kanë qenë më pranë këtij ligji se vete muslimanët. Ata ndryshuan vetveten dhe më pas ndryshuan edhe të tjerët dhe Allahu u dha sukses në të keqen e tyre. Kjo për arsye se ligjet universale të Allahut nuk mbajnë askënd me hatër.

Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit