Heqja e vizave mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës parashihet të jetë njëra prej marrëvshjeve kryesore. Prej vitesh shtetasit e këtyre dy shteteve për hyrje-dalje nevojiten të sigurojnë viza.
Procesi i Berlinit rikthehet në skenë.
Procesi i Berlinit i nisur nga ish-kancelarja Angela Merkel, me qëllim përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, nesër pritet të vazhdojnë në Berlin. Kësaj radhe nën drejtimin e kancelari Olaf Scholz.
Javën e kaluar ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, njotoi se në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për udhëtimin pa viza midis gjashtë vendeve dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në BE.
Nënshkrimi i marrëveshjeve në fjalë, pritet të bëhet nesër në Berlin.
Heqja e vizave mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës parashihet të jetë njëra prej marrëvshjeve kryesore. Prej vitesh shtetasit e këtyre dy shteteve për hyrje-dalje nevojiten të sigurojnë viza. Bosnjë e Hercegovina e ndikuar nga pozita e komunitetit serb breda federatës së saj ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet i pavarur.
Procesi i Berlinit i filluar në vitin 2014 ka synuar përmirësimin dhe intensifikimin e integrimit rajonal. Ai është krijuar për të ndihmuar në përshpejtimin e harmonizimit më të ngushtë të të gjithë rajonit me BE-në.
Procesi i Berlinit përqendrohet në fusha të tilla si zhvillimi i infrastrukturës dhe lidhjes, biznesin, shkëmbimet rajonale të të rinjve, pajtimin dhe shkencën.
Prej të arriturve më të mëdha të Procesit të Berlinit, llogaritet themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut, e cila hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 2021.
Procesi i Berlinit fillimisht ishte parashikuar të zgjaste katër vjet, por ai ka vazhduar edhe përtej Samitit të Londrës (viti 2018). Numri i vendeve anëtare të BE-së që marrin pjesë në proces ka ardhur duke u rritur nga viti në vit – Polonia priti Samitin e 2019-ës dhe Bullgaria bashkë-organizoi Samitin 2020 së bashku me Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, samiti i fundit i organizuar nga Angela Merkel në kuadër të Procesit të Berlinit u realizuar në vitin 2021. I njëjti u zhvillua nëpërmjet një video konference.
TRT Balkan