1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Problemi që fshihet pas dorëheqjes së sekretarit Hagel

Më të lexuarat

Chuck Hagel, i cili u vu nën presion për të dhënë dorëheqjen të hënën, ishte një Sekretar i fortë Mbrojtjeje, cili edhe pse më pak se dy vjet në detyrë, duket se tashmë e kishte humbur besimin e Presidentit Obama.

Por ai nuk ishte thelbi i problemit të Administratës Obama në sektorin ushtarak. Kjo lidhet me Presidentin dhe me Këshillin Kombëtar të Sigurisë, i cili shumë shpesh ka qenë inkoherent dhe i ka shtyrë sfidat ndërkombëtare në kohë, sidomos ato në Irak, Siri e Afganistan.

Një veteran i respektuar e dekoruar nga lufta e Vietnamit, z. Hagel është njëri prej një fare në zhdukje të republikanëve të moderuar, pavarësia e të cilit dhe dëshira e shfaqur në të shkuarën për të sfiduar qëndrimet republikane në Irak, sanksionet mbi Iranin dhe çështje të tjera, kanë qenë të admirueshme. Ka pasur arsye për të shpresuar se ai do të luante një rol të madh në furnizimin me këshilla të palustruara për z. Obama.

Por z. Hagel nuk e mori veten kurrë nga konfirmimi që iu dha nga seancës dëgjimore në Senat në shkurt 2013, në të cilën ai u dëshmua i paaftë për të mbrojtur pikëpamjet e veta kundër oponencës në rritje.

Sapo u konfirmua në postin e tij, ai vijoi të kishte vështirësi në komunikimin me pikëpamjet e administratës “Obama” dhe shpesh u eklipsua në paraqitjen e strategjisë ushtarake amerikane nga sekretari i Shtetit, John Kerry, dhe gjenerali Martin Dempsey, shefi i Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikane.

Një pjesë thelbësore e problemit me performancën e z. Hagel, është se misioni ndryshoi pas emërimit të tij. Ai u zgjodh të mbikëqyrte një reformë për reduktimin e buxhetit ushtarak e atë të mbrojtjes në kohë paqeje.

Duke marrë përsipër kostot, z. Hagel ishte i bindur se po përmbushte politikat e Presidentit Obama për më shumë angazhim ushtarak, diplomatik dhe ekonomik amerikan në Azi dhe shpenzuar kohë të konsiderueshme, i fokusuar në këtë prioritet.

Por Shtetet e Bashkuara tashmë i janë rikthyer luftës në Irak, Siri e Afganistan, dhe z. Obama dukshëm ka vendosur që të mos varet më te z. Hagel për të drejtuar këto beteja, të cilat kanë provokuar debate të ashpra brenda gjirit të administratës.

Një faktor që çoi në këtë vendim, mund të ketë qenë një “memo” që z. Hagel ia dërgoi Shtëpisë së Bardhë, në të cilën ai kritikonte politikën e administratës ndaj Sirisë për dështim në lidhje me fushatën kundër Shtetit Islamik për ta zgjeruar atë në një betejë më të madhe kundër Presidentit Bashar al-Assad.

Përveç këtyre diferencave, z. Hagel nuk u shërbye dhe aq mirë nga fakti se politika e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, është një institucion i kontrolluar në mënyrë strikte nga Shtëpia e Bardhë, me z. Obama që u beson një grupi të vogël ndihmësish, përfshirë këtu edhe Susan Rice, Këshilltarja Kombëtare e Sigurisë, si këshilltare e parë.

Ky proces shpesh ka rezultuar në shtyrjen dhe dhënien e sinjaleve kontradiktore rreth axhendës së politikës së jashtme të z. Obama dhe strategjive ushtarake të nevojshme për ta përmbushur atë. Dhe, sigurisht se e gjitha kjo, ka hasur në kriticizëm në rritje nga republikanët dhe gjithashtu nga shumë demokratë.

Një konfuzion i tillë e ka bërë punën e z. Hagel të jetë shumë e vështirë, dhe do të paraqesë një sfidë edhe për pasardhësin e tij. Megjithëse z. Obama ka thënë se ai ka qenë i vendosur për t’i dhënë fund përfshirjes amerikane në luftëra të huaja, qasja e tij në Irak e Siri, ka rënë në konfuzion të plotë.

Kur ai nisi sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik, i cili gjithashtu njihet edhe si ISIS apo ISIL, tha se sulmet ajrore do të duhej të mbështeteshin nga trupat tokësore vendase, jo nga trupat tokësore amerikane, megjithëse ai e kishte ngritur numrin e trajnuesve ushtarakë amerikanë në Irak në 3000 vetë.

Në Siri, nuk duket të ketë ndonjë shpresë imediate për trajnimin e një numri të mjaftueshëm rebelësh për të mbështetur sulmet amerikane atje. Megjithëse administrata ka këmbëngulur se synimi i saj në Siri është ISIS, zyrtarët turq kanë sugjeruar se SHBA duhet të rikonsiderojë strategjinë e vet në lidhje me atë nëse duhet t’i shkojë pas z. Asad, i cili dukshëm mund ta zgjerojë konfliktin në Siri.

Ndërkaq, duke kërkuar që të ketë autoritet të plotë për të kryer aksione ushtarake kundër ISIS, z. Obama i ka kërkuar Kongresit lejen për të përmbushur përgjegjësitë e veta kushtetuese për të deklaruar luftë.

Z. Obama gjithashtu i është rikthyer Afganistanit. Përtej sigurisë së ripërsëritur se roli luftarak amerikan atje do të përfundonte nga fundi i këtij viti, z. Obama po autorizon një rol më të zgjeruar për 9,800 trupa amerikane, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë në vend edhe pas dhjetorit, duke përfshirë këtu edhe lejen për ta që të angazhohen në luftime direkte ndaj talebanëve.

Një sekretar Mbrojtjeje më agresiv, që do të ketë besimin e plotë të z. Obama e do t’ia dëgjojë atij plotësisht fjalën, duhet të jetë i aftë të trajtojë më mirë kaosin dhe luftën në ato fronte. Por tek e fundit, është z. Obama, ai i cili do të duhet të vendosë kursin me të cilin do të operojë me një strategji më koherente.

Marrë nga: New York Times,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit