7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bjellorusia ndalon fotot me shami për leje dhe pasaporta

Më të lexuarat

Të gjitha kartat e identitetit dhe fotografitë në pasaporta në Bjellorusi që tregojnë gratë me shami janë të ndaluara

Për femrat muslimane në Bjellorusi tani janë të ndaluara fotografitë për kartat e identitetit dhe pasaport që janë me shami.

Në kryeqytet, në Minsk, Komisioneri i Këshilli Fetar dhe Kombëtar Nndërfetar që është i lidhur me qeverinë, në takimin e tyre të përgjithshëm vjetor vendosën për disa marrëveshje. Ndër këto ishte vendimi që do të ndikojë te femrat muslimane, sepse shamia do të ndalohet në të gjitha fotot zyrtare.

Dmitri Levçenko, Kryetari i Departamentit të Banorëve të Brendshëm tha se fotografitë me shami dhe ato me kapele nuk do të pranohen në kartat e identifikimit dhe pasaporta. Levçenko, gjithashtu, theksoi se në vitin 2008 është marrë një vendim që fotografitë e femrave me shami e tyre nuk do të pranohen në pasaporta.

Myftiu i Bjellorusisë, Ali Varanoviç që ishte pjesëmarrës në këtë takim deklaroi se femrat muslimane duhet të mbajnë shaminë e tyre dhe se kjo ishte diçka që të gjithë brenda bashkësisë islame kanë rënë dakord, dhe se kjo çështje e fotografive do të jetë një çështje serioze dhe see ky ndalim në mënyrë efektive do të krijojë mosbesim midis komunitetit musliman dhe qeverisë.

Kjo pikëpamje nuk u mbështet nga anëtarët tjerë të këshillit. Presidenti i Këshillit, Leonid Guljako, ka konfirmuar se ata do veprojnë në përputhje me vendimin e Departamentit të Brendshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit