2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Probleme me gjuhën? Ja çfarë mund te keni

Më të lexuarat

Gjuha mund te tregoje shume për gjendjen tuaj shëndetësore. Nxirreni atë para pasqyrës dhe shikojeni me kujdes. Ja disa shenja.

Gjuha juaj është e zeze

Gjuha juaj ka ngjyre te erret? Mos mendoni se keni një lloj mukoze, kjo ngjyre krijohet zakonisht pas abuzimit me antiseptike, antibiotike apo duhan. Çfarë duhet bere? Ajo çka ju keni ne dore dhe qe është shume e thjeshte është ta lani atë me furçën e dhëmbëve, por mjeku shpeshherë këshillon edhe një solucion me baze retinoidesh.

Gjuha juaj është e bardhe

Gjuha juaj ka marre një ngjyre te bardhe? Kjo ndodh zakonisht pasi keni kaluar temperature te larte te shkaktuar nga një grip apo rhinopharingit. Megjithatë ka edhe raste kur kjo ndodh nga problemet me tretjen e ushqimit si gastro-enteriti. Lajeni shpesh gjuhen.

Gjuha juaj është me njolla

Ne vende te ndryshme te gjuhës ka njolla te bardha te cilat zhduken kur i kruani? Mund te behet fjale për ndonjë lloj mukoze qe shkaktohet nga kërpudhat e llojit Candida, pas një trajtimi me antibiotike. Mire është qe ne këto raste te flisni me një mjek sepse është paksa e vështirë te shërohet shpejt.

Gjuha juaj ka disa puçrra te vogla

Te shpërndara ne te gjithë gjuhen, këto puçrra janë te bardha dhe anash te kuqe. Kujdes, mos i ngatërroni me kancerin i cili shfaqet si një mase sferike, e forte dhe me reliev.

Gjuha juaj është e mbushur me flluska

Një gjuhe e mbushur me flluska te cilat kur çahen nxjerrin lëng te bardhe, tregon një infeksion nga virusi herres. Ato janë zakonisht te dhimbshme dhe shoqërohen me temperature. Flisni sa me pare me një mjek.

/zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit