0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Privatizimi i xhamive!

Më të lexuarat

Shkruan: Ylber Veliu

 

 

Me ketë artikull nuk kam synuar ta nxis lexuesin të lexoj ca lidhje fjalësh që për të ndoshta edhe nuk kanë ndonjë kuptim,mirëpo kam shkruar ca rreshta kuptimin e të cilëve e dinë vetëm ata të cilët janë të privuar nga kjo e drejte personale dhe shoqërore. Po për fat të keq ka disa që ende sinjali që lëshojnë fjalët nuk ka arritur ta ngacmoj trurin e tyre,dhe ta nxisë për ndryshim. Njeriu si i tillë ndonjëherë duhet ta luaj edhe rrolin e pasqyrës që ta reflektojë të keqen në sytë e popullit e jo vetëm se të jetë një xham i tejdukshëm e mos të arrij ta reflektoj të keqen,qoftë edhe një herë të vetme.

Xhamitë që nga kohërat e hershme e deri më sot kanë luajtur rolin kryesore dhe kanë qenë universitet e dijes dhe urtësisë, nga to kane dalë me mijëra thirrës në rrugën e Allahut. E sot,ato janë kthyer në objekte që shërbejnë vetëm sa për kryerjen e namazit. Nëse edhe ti mendon se ato shërbejnë vetëm se për një gjë të tillë e ke gabim!

Ato janë çerdhet e nxënësve të dijes, ato janë bibliotekat në të cilat shumë njerëz morën thesare diturie.

Ç’synojmë ne me ketë artikull dhe cili është kuptimi i vetë titullit te shkrimit “Privatizimi xhamive”.Jemi dëshmitarë të asaj se çfarë ndodhë nëpër xhamitë e qyteteve dhe fshatrave tona, ato janë bërë objekte që orari i punës së tyre nuk tejkalon 2 orëshin, 2 orësh I cili neve nuk po na mjafton as sa për faljen e namazeve. Në namaz po na prinë shpejtësia e jo imami, zëri myezinit po më ngjason në një melodi me tempo të shpejtuar. Më ka marrë malli për një namaz të gjatë e me emocion!

Duke lexuar për jetën dhe veprimtarinë e Imamit të madh Ebu Hanifes u mallëngjeva për të dhe seç mu shfaq një dëshirë e madhe për të jetuar në kohen e tij, po ajo periudhë u tret diku në kujtimet e vjetra që pothuaj se i ka mbuluar tërësisht pluhuri i kohës. Ajo kohë kur Ebu Hanifja i mblidhte nxënësit e tij ashtu siç i mbledh dallëndyshja të vegjlit e saj afër vetës për ti ushqyer, Ebu Hanifja i ushqente ata me dituri dhe me devotshmëri.

E ne kemi harruar se cili është titulli i ligjëratës së fundit që hoxha ynë na e ka ligjëruar së fundmi,si ta dimë ngase ajo ka ndodhur  1 javë më parë, 1 muaj më parë apo ndoshta ndokund ligjëratë fetare s’është dëgjuar që nga ditët e Ramazanit. A s’ju duket se kjo nuk është në rregull?

Po për një objekt që Allahu e quajti shtëpi e Allahut vallë si ka guxim që dikush ti mbajë çelësat e saj,vallë nuk i duket se ka marrë një përgjegjësi të madhe mbi kurrizin e tij. Apo mendon se posedon çelësat e një kafiterije ku herë ka njerëz e herë nuk ka. Jo o njeri për ne objektin që e ke mbyllur çdo minutë dhe sekondë ka njerëz nevojtare që duan te hynë në te,të freskohen me ujin e abdesit dhe të qëndrojnë në këmbë para Krijuesit të Gjithësisë. Andaj shko dhe vendoje çelësin në derë e lëre që derën ta hap dhe ta mbyll qytetari atëherë kur ai ka nevojë.

Ndërsa ju të pasur e hoxhallarë vendoseni një herë gishtin në kokë dhe mendoni si qytetarë, se keni përgjegjësi për amanetin që keni marrë dhe një ditë do të përgjigjeni para Krijuesit. Unë dhe shumë të tjerë jemi etur për dituri andaj ju lutem lëshoni çeshmet e diturisë se kolona njerëzish në rruge janë duke pritur për të pirë ujë në to. Deri atëherë ju kur do të vendosni a do t’i lëshoni ato çeshma apo jo, unë ika ta ndez zjarrin e optimizmit se kam frikë se do të më shuhet një ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit