11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Është koha, fillo!

Më të lexuarat

Shkruan: Zenel Latifi

 

 

Qëndroj ulur këtu në vendin tim, mendoj dhe meditoj. Çfarë pres, pse rri kështu kot dhe pasiv?! Mos vallë dëshiroj furnizimin nga qielli duke qëndruar duarkryq! Ta kujtoj misionin tim e të filloj veprimin. Ta luftoj nefsin dhe të largohem nga ky pasivitet dhe nga dëshirat e kota të kësaj bote e t’i kthehem veprimit, të marr energjinë e duhur dhe të nisem drejt rrugës së gjatë që më pret.

Me kë do… te nisem! A vetëm vet kështu? Jo, s’bën ashtu! Të thirri edhe njerëzit e tjerë në këtë rrugë, sepse është detyrë e imja të ftoj edhe njerëzit tjerë drejt së mirës.

Është koha për ndryshime dhe për reforma, nuk dua të humb kohën kot! Edhe këto fjale që po i shkruaj më duket se po më marrin kohën time dhe po më copëtojnë një pjesë të jetës sime edhe pse kjo është për të mirën time, por më e mirë është të filloj veprat e mia! Ejani të bashkohemi të gjithë drejt rrugës së mire dhe rrugës së vetme të drejtë se koha nuk na pret, ajo kalon vepruat apo s’vepruat! Derisa ti ec prapa dhe bën hapa regresive, atëherë dije se je duke shkuar drejt humbjes dhe një ditë do ta hedhësh në humnerë vetën tënde, edhe pse këtë se pranon ti, unë jam i sigurt se do të ndodhë kjo.

Ai që ec prapa është edhe më keq se ai që qëndron në një vend, sepse derisa ai rrinë pa lëvizur, ti harxhon energjinë dhe je duke iu afruar humbjes dhe je duke u larguar nga realiteti. Prandaj, nëse dëshiron të mos biesh në gropat e jetës, atëherë zgjohu nga gjumi dhe fillo ecjen para, aktivizoje veten tënde, llogarite veten para se të llogaritësh. Është koha, fillo!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit