1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pritje urimi për Fitër – Bajramin

Më të lexuarat

Me rastin e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkpuntorë, si tradicionalisht, organizoi pritje për urim në selinë e Kryesisë së BI-së së Kosovës nga ora 9:00-12:00.Nga përfaqësuesit e institucioneve erdhën:Kryeministri i Kosovës, Albin KurtiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk KonjufcaIpeshkëvi i Kishës Katolike, z. Dodë GjergjiKryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar EjupiKryetari i BSPK-së, Atdhe HykolliNga partitë politike:Kryetari i AAK-së, Ramush HaradinajKryetari i LDK-së Lumir AbdixhikuKryetari i PDK-së Memli KrasniqiKryetar i PD-së, Ferid AganiPërfaqësues i komunitetit ashkali, Qazim RrahmaniJusuf Osmani- arkivistëMuhamet BojaResul ef.Rexhepi – ish sekretar i Kryesisë së BIK-utPër urim ishin edhe shumë qytetarë dhe xhematli, si dhe personalitete të jetës kulturore e fetare të Republikës së Kosovës.Pas urimit, u prononcuan:Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Falënderoj Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe “rolin e jashtëzakonshëm për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës”, pr të shtuar se BIK-u po e ndihmon qeverisë në shpërnarjen e pakove për qytetarët, të cilat janë pjesë e masave të ndërmarra së fundmi“Në veçanti e falënderoj që nëpërmjet rrjetit të saj, Bashkësia Islame e Kosovës po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë, të cilët janë pjesë të masave tona që të gjithë bashkërisht këtë krizë të shumëfishtë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejtë”, tha ai.Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,“Ua uroj të gjithë besimtarëve shqiptar këtë festë të rëndësishme. Po ashtu e falënderova myftiun për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Bashkësia Islame për organizimin e jetës fetare, dhe për organizimin e Islamit, në komunitetin, shoqërinë tonë, në popullin tonë. Ky rol i rëndësishëm i Bashkësisë Islame ka qenë tradicionalisht kështu. Mua më kujtohet edhe fëmijë kur kam qenë gjatë viteve të 90-ta, roli i BIK-ut ka qenë me të vërtetë për t’u vlerësuar dhe është vlerësuar vazhdimisht prej popullit tonë. Unë e falënderova që po e vazhdojnë këtë kontribut”, tha ai.“E falënderova që po e kultivojnë njërën prej virtyteve i cili tretet në çdo shoqëri të botës e kjo është solidariteti dhe bamirësia. BIK me të vërtetë po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe shumë të vlerësuar prej popullit tonë në aspektin e bamirësisë”, tha Konjufca.Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj:“Kam nderin që në emër të AAK-së të urojmë festën e Fitër Bajramit Myftiut Tërnava, Bashkësisë Islame, gjithë shqiptarëve besimtar mysliman që e festojnë Bajramin, me fat Bajrami. Lutim Zotin ta pranoj agjërimin të gjithë atyre qe kanë agjëruar”, ka thënë HaradinajDodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës: Urime Festa në radhë të parë bashkësisë islame dhe shkëlqesisë së tij Tërnava. Në gjithë popullin tonë është ditë feste, për ne sipas Fishtës, Bajram e Pashkë i festojmë bashkë sepse jemi të gjithë vëllezër dhe festojmë me njëri-tjetrin duke uruar gjithë popullin tonë, gjithë njerëzit që festojmë begati paqe rehati mirëkuptim, pajtim paqe dhe gëzim për secilin”, ka thënë ai.Lumir Abdixhiku Kryetari I LDK-së: Në këtë festë ne mësojmë shumë, mësojmë për vlerat bazike njerëzore, atë të solidaritetit dhe atë të sakrificës si dy vlera jetike për çdo njeri, për sjelljet tona, për shoqërinë tonë, për politikën tonë pa përjashtim. Lutemi që këto të njëjtat të vazhdojnë edhe përtej festës së sotme, përtej muajit të kaluar sepse kështu mbajmë shoqërinë tonë drejt begatisë së përgjithshme”, tha Abdixhiku.Memli Krasniqi kryetari I PDK-së: Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi.

The post Pritje urimi për Fitër – Bajramin appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit