1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prishtinë, konfiskohen mbi 1 mijë kg hurma, pa afat nga viti 2005

Më të lexuarat

Dje në orët e pasdites një veturë e tipit Mercedes Benz e lokalizuar në rrugën “Agim Ramadani” është ndaluar për kontroll pas informatës se e njëjta dyshohej për kontrabandim të mallrave.

Një sasi prej 1071 kilogramë hurma me afat të skaduar para 11 viteve të importuara nga Irani janë konfiskuar dje gjatë një operacioni nga Dogana e Kosovës.

Dje në orët e pasdites një veturë e tipit Mercedes Benz e lokalizuar në rrugën “Agim Ramadani” është ndaluar për kontroll pas informatës se e njëjta dyshohej për kontrabandim të mallrave.

Njësitet e Doganës pas pranimit të informatave nga terreni janë vënë në kërkim të një automjeti në regjionin e Prishtinës i cili dyshohej për kontrbandim të mallrave.

Në veturën e dyshuar është gjetur një sasi e konsiderueshme e hurmave për të cilat personi nuk posedonte asnjë dokument.

“Nën përcjelljen e doganës furgoni së bashku me drejtuesin e tij janë dërguar në Doganë ku edhe është konstatuar gjendjen e mallit të ngarkuar në furgon”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Dogana e Kosovës.

Brenda automjetit janë konfiskuar Hurme “Tohid fresh datës” nga Irani, ku pjesës dërmuese të tyre u kishte skaduar afati në mars të vitit 2005.

Vlera e mallit të konfiskuar është 1713.6 Euro./Infopress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit