0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Prishtinë, ekspozitë për të zhdukurit e luftës e titulluar “Më gjeni”

Më të lexuarat

Dy skulptura në formë njeriu të cilat ndriçojnë gjatë natës dhe duken sikur kanë dalë nga nëntoka, kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit t’i kujtojnë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe të luftojnë harresën e fatit të të pagjeturve

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është hapur ekspozita personale e autorit Eroll Murati me titull “Më gjeni”, e cila ka të bëjë me çështjen e të pagjeturve të luftës së fundit në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy skulptura në formë njeriu të cilat ndriçojnë gjatë natës dhe duken sikur kanë dalë nga nëntoka duke çarë betonin, kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit t’i kujtojnë ata që nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe të luftojnë harresën e fatit të të pagjeturve.

Autori Eroll Murati, në një bisedë me AA-në, thotë se kjo ekspozitë shkurtimisht mund të përkthehet si “kërkimi për shpëtim nga harresa”.

Murati thotë se në skulpturë janë prezent edhe masa e madhe edhe boshllëku si një kërkesë drejt asaj që sot është e zhdukur, por duke kërkuar shpëtim nga harresa.

“Kjo ekspozitë e cila prek një temë mjaft të ndjeshme, ka për qëllim të tregojë këta dy personazhe të cilët vijnë nga diku dhe përfundojnë në shesh, por ne nuk i dimë identitetet e tyre, por vetëm e dimë se këta janë të zhdukur të luftës”, thotë Murati.

Gjatë muajit të kaluar nga Serbia u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë personave të zhdukur në luftë dhe eshtrat e dy personave të tjerë të cilat u ribashkuan me pjesë të tjera të trupit.

Kosova vazhdon të kërkojë eshtrat edhe të mbi 1.600 të zhdukurve gjatë luftës së fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit