-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Prishtina sivjet lulëzohet me 300 mijë lule

Më të lexuarat

Parqet, hapësirat publike të kryeqytet, shtigjet e blerta midis rrugëve të asfaltuara, oborret e institucioneve komunale dhe të tjera në kryeqytet, sivjet, sipas shefit të ndërmarrjes publike “Hortikultura”, Isak Rakovica, do të lulëzohen me rreth 300 mijë lule, në përbërjen e të cilave janë rreth 20 lloje, shkruan Koha Ditore.

Rakovica ka thënë se në Parkun e Qytetit tashmë ka përfunduar mbjellja e luleve, ndërsa nga e marta (sot) do të fillojë mbjellja në pjesët e tjera. Ai ka thënë se vetëm në rrugën “Agim Ramadani”, duke filluar nga objekti i Kuvendit të Kosovës e deri tek rrethi i vjetër i kryeqytetit, në shtigjet e gjelbëruara ndërmjet shiritave të kundër të asfaltit do të mbillen 16 mijë e 500 lule.

“Nga këto 16 mijë 500 lule, rreth 5 mijë prej tyre do të jenë shumëvjeçare, kurse të tjerat njëvjeçare”, ka theksuar Rakovica, teksa ka shpjeguar arsyen se pse është zgjedhur kjo hapësirë për t’u mbjellë 5 mijë lule shumëvjeçare.

“Është vërtetuar se rruga ‘Agim Ramadani’ është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet në kuptimin e qarkullimit të automjeteve. Duke qenë kështu, edhe ambienti është më i ndotur se në pjesët e tjera. Prandaj kemi vendosur që në këtë hapësirë të mbjellim sa më shumë lule, edhe shumëvjeçare”, është shprehur Rakovica, për të treguar se kjo ndërmarrje publike vetë i kultivon lulet, në një hapësirë prej 3.300 metrash katrorë. Po kështu, Rakovica, duke e vlerësuar prillin si muaj të luleve, ka treguar se 11 lulishtet, sa janë në territorin e rajonit të Prishtinës, më 20 prill në shesh bashkërisht do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit