Gjykata egjiptiane pezullon asamblenë kushtetuese për shkak të dominimit nga islamikët

0
44

Një gjykatë egjiptiane të martën ka pezulluar vendimin e parlamentit për të krijuar një asamble të re kushtetuese, duke sfiduar legjitimitetin e një organi që ka qenë i kritikuar për dominimin e saj nga islamistët.Gjykata administrative e Kairos “ndalon zbatimin e vendimit nga ana e kryetarit të parlamentit për të formuar asamblenë kushtetuese për hartimin e kushtetutës”, tha gjykatësi Ali Fekri. 

Grupet liberale kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me situatën se Asambleja Kushtetuese 100 anëtarshe e zgjedhur nga parlamenti është e dominuar nga islamistët, që reflekton edhe një fitore të tyre që nga zgjedhjet parlamentare. Grupet liberale dhe të krishterët koptikë ishin tërhequr nga asambleja për shkak të dominimit nga islamikët. Kisha Ortodokse Kopte tha se ishte “pakuptimtë” për të marrë pjesë në bisedimet mbi një kushtetutë të re. Kushtetuta e tanishme u pezullua nga udhëheqësit ushtarak të vendit në shkurt të vitit të kaluar menjëherë pasi ata morën pushtetin nga presidenti autokratik i Egjiptit, Hosni Mubarak. Kushtetuta e re është duke u pritur me padurim nga populli i Egjiptit. Ajo pritet të përfshijë më shumë liri dhe të përcaktojë rregullat e autoriteteve politike të shtetit, duke përfshirë fuqitë presidenciale që ishin absolute gjatë sundimit 30-vjeçar së Mubarak. Shumë parti liberale, figura publike së bashku me autoritetine lartë islamik të shtetit Al-Azhar të gjithë më parë kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga asambleja. Një deput nga Vëllazëria Muslimane kishte thënë se krahu politik i grupit, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë (FJP), ka hartuar karakteristikat themelore të kushtetutës të hartuara nga Asambleja Kushtetuese e dominuar nga Islamikët..

/kohaislame