4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Prishtina për targat: Nuk dialogohen por zbatohen!

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës: Ja pse s’u bindemi ndërkombëtarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të martën se ndërrimi i targave nuk është më çështje që mund të negociohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por “vendim që zbatohet”.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë (RSE) se kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për shtyrje të plotë të afatit për ndërrimin e targave vijnë për shkak të “fushatës së tmerrshme të dezinformimit dhe manipulimit të kryer nga Serbia” dhe për shkak të “ekspozimit të popullata serbe ndaj kërcënimeve nga strukturat paralele në Serbi”.

“Duke qenë se ky është problem edhe për ne, që nga 1 nëntori nuk kemi filluar të shqiptojmë gjoba apo konfiskimin e automjeteve, që do të thotë se i jemi përgjigjur shqetësimeve të miqve tanë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, qeveria e Kosovës u paraqit para serbëve nga veriu i Kosovës si “qeveri që në vend të kërcënimeve u ofron lehtësime tatimore dhe në vend të konfiskimit u mundëson kalimin nga paligjshmëria në ligjshmëri në disa faza.

Tre faza për zbatimin e vendimit

Në mesnatë filloi zbatimi i vendimit të qeverisë së Kosovës për ndërrimin e targave në tri faza.

Siç është paralajmëruar, në fazën e parë, e cila do të zgjasë deri më 21 nëntor, policia e Kosovës do t’u japë shoferëve me targa të Serbisë paralajmërim dhe kërkesë për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës.

Në fazën e dytë, nga 21 nëntori deri më 21 janar të vitit të ardhshëm, do të shqiptohen gjoba prej 150 eurosh, ndërsa faza e tretë parasheh lëshimin e targave provuese deri më 21 prill, kur sipas vendimit, targat serbe do të ndalohen në atë vend. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit